E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Kavaje, apel per kartat

Kryeministri Sali Berisha ishte ne Kavaje, per t’i kerkuar cdo qytetari te aplikoje per dokumentat elektronike dhe te marre pjese ne zgjedhje.

Ne zonen qe e ka zgjedhur gjithmone deputet, kete here pjese e qarkut te Tiranes, Berisha akuzoi Ramen se sipas tij per shkak te humbjes, po pergatit skenarin e mospjesemarrjes ne zgjedhje.

“Socialistet po bejne cmos per skenaret e tyre. Ju bej thirrje, qe cdo njeri prej jush te shkoje ne zgjedhje me leternjoftime ose pasaporta. Rama do cdo gje tjeter vec zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha e cilesoi te paprecedente mungesen e keut te opozites ne listat e deputeteve, por sipas tij shqiptaret do t’i japin pergjigje me 28 qershor.

"Ajo qe na perket ne, eshte t'i japim Shqiperise zgjedhjet me te mira qe ka patur", u shpreh Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›