Sarandë, operohen shtatzënat për fitime super, paralajmërime për largim nga puna
Paralajmërim për pushim nga puna për përgjegjësen e maternitetit në Sarandë, Rajmonda Çondi, dhe gjinekologët Nuredin Çapari e Çezarina Bozho, pas kontrollit të ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maternitetin e Sarandës. Gjatë kontrollit rezultuan të paplotësuara kartelat e nënave shtatzëna që i janë nënshtruar operacioneve për kryerjen e lindjeve.
Shpesh e më shpesh pacientet pasi trajtoheshin për ecurinë e shtatzënisë operoheshin për lindjen. Mungesa e shënimeve në kartelat e nënave shtatzëna dhe asnjë arsyetim mjekësor si ekip për gjendjen e tyre kanë alarmuar ekspertët e ardhur nga Tirana, të cilët kanë konfirmuar përmes drejtorit të spitalit rajonal Sarandë, Arben Vogli, masat paralajmëruese. Ndërsa është plotësuar shërbimi me infermieret reaminatore dhe shërbimin e analizave. Në mjedisin e maternitetit është vendosur dhe një eko duke i dhënë fund vizitimit në mjediset private të përgjegjëses së maternitetit, zonjës Çondi.
Gjinekologu Nuredin Çapari gjithashtu u ndëshkua me masë vërejtje, si dhe Çezarina Bozho, gjinekologia qe po hetohet nga Prokuroria për vdekjen e një nëne 26 vjeçare pas lindjes, 2 muaj më parë. Në maternitet mungon ngrohja e dhomave apo uji i ngrohtë, si dhe nënat janë të detyruara të qëndrojnë nën kontrollin privat të gjinekologëve, kjo jo vetëm si një zgjedhje e vullnetshme. Shërbimi në maternitetin e Sarandës është "privatizuar" nga gjinekologët edhe për faktin se ka vite që flitet për ndërtimin e një materniteti të ri por projekti ende nuk ka nisur dhe për faktin se Saranda në kilometra është larg si nga Gjirokastra dhe nga Tirana. Një pjesë e nënave shtatzëna lindin në Janinë dhe Igumenicë. Rastet e lindjeve natyrale janë pakësuar ndërsa janë rritur në numër lindjet me operacione.