E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga mafiozëve të Kamorres, vepronin dhe në Shqipëri

"Kemi arrestuar 40 persona të dyshuar si anëtarë të klaneve të ndryshme të Kamorrës dhe për përfshirje në një trafik të gjerë të drogës lidhje me Turqinë, Spanjën, Shqipërinë dhe Tunizinë", ben te ditur policia e Napolit 

ROMË- Rreth 40 anëtarë të dyshuar të Kamorrës, mafia napolitane, janë arrestuar sot në Napoli për trafik ndërkombëtar të drogës. Policia italiane bën të ditur se harta e trafikut të gjerë të drogës ku operonin mafiozët përfshin edhe Shqipërinë.
"Kemi arrestuar 40 persona të dyshuar si anëtarë të klaneve të ndryshme të Kamorrës dhe për përfshirje në një trafik të gjerë të drogës lidhje me Turqinë, Spanjën, Shqipërinë dhe Tunizinë", i bëri të ditur AFP-së një zëdhënës i prefekturës së policisë së Napolit.
"Gjatë hetimit janë sekuestruar 50 kilogramë kokainë, 30 kilogramë heroinë dhe 200 kilogramë hashash, vazhdon i njëjti burim.
Sips prefekturës, të dyshuarit fusnin nga jashtë qindra kilogramë drogë çdo muaj për ta shitur në Itali.
Në fund të janarit, rreth 40 anëtarë të dyshuar të Kamorrës edhe këta të dyshuar për përfshirje në një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës janë arrestuar në Napoli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›