Berisha në Klos: Shqipëria pret nga ju mandatin e pestë
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mitingun përmbyllës në Klos ku janë prezantuar kandidatët për deputetë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka ripërsëritur premtimet për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndihmën ekonomike si dhe punësimin.
“Jemi të vendosur të rrisim rrogat dhe pensionet, do rrisim ndihmën ekonomike. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punëismin e qytetarëve të Klosit por edhe të gjithë Shqipërisë, të nxisim binzeset duke ulur taksat, të rrisim grantet për fermerët, do ndërtojmë infrastrukturën moderne në 4 anët e vendit. 4 vitet që vijnë do ndërtojmë për sistemin vaditës më modern dhe më të mirë, do të shfrytëzojmë të gjitha potencialet turistike të Klosit, Matit dhe Shqipërisë tha Berisha.
Kryeministri Berisha u ka kërkuar sërish qytetarëve të votojnë alternativën e punësimit dhe të mirëqënies së tyre duke theksuar se nga qytetarët e Matit pritet mandati i pestë i Partisë Demokratike.
“Votoni për veten tuaj. Le të votojmë së bashku për një mirëqënie më të madhe për banorët e Klosit dhe të mbarë Shqipërisë . Votoni 44, vitoni fitoren. Me votën tuaj qëndron mandati i pestë. E gjithë Shqipëria pret nga ju 5 mandate në Parlament. Iu jap fjalën se do të bëjmë realitet çdo projekt për ju tha Berisha.
Kryeministri ka kërkuar votën e banorëve për të mbështetur projektin e punësimit, zhvillimit të vendit dhe ndërtimit të rrugës së Arbërit.