Greqi, shkëmbim zjarri mes shqiptarëve të arratisur dhe policisë
Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas, vazhdojnë të mbjellin tmerr dhe frikë në Greqi.
Sipas mediave greke rreth orës 04:00 të mëngjesit ka pasur sërish të shtëna mes shqiptarëve të arratisur dhe policisë greke në një postbllok në Nafpaktia por nuk ka pasur të lënduar nga shkëmbimi i zjarrit.
Mësohet se shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas kanë arritur sërish t’u largohen policisë greke ndërkohë që po vijojnë një operacion në afërsi të Manastirit të Varnakovas për të kapur të arratisurit.
Disa ditë më parë gjatë një përplasjeje me armë me policinë, shqiptarët kanë vrarë një polic dhe një shtetase greke.
8 shqiptarët u arratisën nga burgu duke u gdhirë 23 marsi. Ishin 11 shqiptarë që arritën të dalin nga ambientet e burgut, por 3 prej tyre u kapën menjëherë.