E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Korcë:Opozita shpif, kemiekonomi të fortë

KORCE- Kryeministri Berisha këmbëngul se “ekonomia shqiptare është e fortë” dhe sinjale të kësaj janë dhe inaugurimet e shkollave të cilat janë rikonstruktuar dhe premtimet për rritjen e pagës së mësuesve. Kreu i qeverisë udhëtoi sot drejt qytetit të Korcës për të marrë pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të Shkollës Pedagogjike në Korçë. Më vonë do të udhëtojë derjt qytetit të Pogradecit për të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës 9 vjeçare në fshatin Udenisht.

Në fjalën e tij në qytetin e Korcës zoti Berisha nënvizoi se arsimi është përparësi e përparësive dhe se “ritmet e rritjes së pagës dhe pensioneve brenda 1 korrikut” është përparësi për qeverinë që ai drejton. 

Ai ka vazhduar sërish sot me sulmet ndaj opozitës e cila sipas tij “shpif cdo ditë” dhe se “Antikultura e bllokut po hapet si magmë e vjetër”. Kryeministri shtoi se është i sigurtë në rrugën që ka ndërmarrë dhe se zgjedhjet e 28 qershorit kanë qenë më të ndershmet e bëra ndonjëherë në Shqipëri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›