E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli sot në Qipronë konferencëne Kryetarëve të KE

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë sot në Konferencën Europiane të Kryetarëve të parlamenteve të Këshillit të Europës (KiE). Konferenca e nivelit të lartë, që do të zhvillohet në datat 11-12 Qershor në Qipro dhe organizohet nga PACE, nën kujdesin e Presidentit Cavusoglu dhe Kryetarit të parlamentit të Qipros, Garoyian.

Kryetarja e Kuvendit është e ftuar nga Presidenti i PACE-s, mes Krerëve të parlamenteve të Austrisë, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë, Zvicrës, Hungarisë, Finlandës, çekisë, Bullgarisë etj, si edhe krerëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë së Mesdheut dhe Asamblesë së vendeve Balltike.

“Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.”- thuhet në njoftimin për shtyp të parlamentit.

Në vijim të lobimit përmes diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me homologët e saj europianë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›