Mes skedinave e pasionitky është Botërori në Shqipëri
TIRANE- Në Shqipëri Botërori i futbollit nuk përjetohet më si dikur dhe një fakt të tillë mund ta konstatosh shumë lehtë nëse dëgjon bisedat e të apasionuarvve pas këtij sporti, ku fjala skedinë lakohet në të gjitha rasat. Në Tiranë duket një vend ideal ku pasioni për futbollin përziehet me atë për bastet sportive, aq sa në një moment mund të duket një mani popullore. Kompanitë e basteve janë duke përjetuar një lulëzim të vërtetë, gjë që natyrisht nuk duhet të na bëjë krenarë. Duket e paimagjinueshme që një ndeshje të ndiqet thjesht e vetëm për pasion dhe këtë “çmenduri” kolektive mund ta shijojë live çdo njeri që kthen kokën nga ata që “studiojnë” çdo mëngjes faqet e shtypit për të parë se cila skuadër është e favorizuar dhe cilat janë shanset e saj. Botërori është një event që e ndjekin të gjithë, fëmijë e të rritur, por edhe femrat, ndonëse ato mund të ndjehen disi të lëna pas dore në raste të tilla. Ekipet e preferuara janë gjithnjë ato: Italia, Gjermania, Brazili apo Holanda. Por, nëse në shumë vende tifozët kërkojnë të shijojnë spektaklin e lojës më të bukur në botë, në shtetin më të varfër të Evropës, ndeshjet shoqërohen detyrimisht me baste. është ky realiteti shqiptar një ditë para startit të Kupës së Botës. Nuk është gjë e këndshme, megjithatë është fakt se loja e top-këmbës mbetet më e preferuara. Qershori do të jetë një muaj intensiv, por sigurisht që nuk do të mungojnë edhe momentet e dëshpërimit. Shpresa e të gjithëve është që të jenë për humbjen e skuadrës së zemrës dhe jo për arsye të tjera. Ndryshe, një muaj pasioni do të kthehej në bumerang.
(Altin Latifi/BalkanWeb)
(Altin Latifi/BalkanWeb)