E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kosovë, për 134-vjetorin e “Lidhjes së Prizrenit"

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Prizrenin ku ka marrë pjesë sot në aktivitetin që është organizuar me rastin e 134-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.  Të pranishëm në ceremoni kanë qënë edhe autoritetet më të larta të Kosovës si kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zv. kryeministri i parë Behxhet Pacolli si dhe kreu i PDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti.
 

Kryeministri Sali Berisha ishte në Prizren para pak ditësh për promovimin e abetares së përbashkët Shqipëri- Kosovë.

Më 10 qershor shënohet një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare kombëtare, mbajtja e kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
 

Më 10 qershor 1878, mbi 300 përfaqësues nga gati të gjitha viset shqiptare, në Prizrenin historik, artikuluan kërkesat legjitime për pavarësi të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike.

Kjo lidhje, paraqet bashkimin më të rëndësishëm të shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut, meqë të gjithë shqiptarët u bënë bashkë në kërkesat e tyre kombëtare. Kjo lidhje, i parapriu edhe aktit të ardhshëm madhor, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, më 28 nëntor 1912.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›