E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, rrugët do të mbajnë emra shqiptarë

Rrugët në Shkup, foto arkiv

Shkupi brenda këtij muaji do të fillojë emërtimet e reja të rrugëve, të cilat do të mbajnë emra shqiptarë. Një pjesë e madhe e rrugëve të deritanishme me emra komunistë dhe të së kaluarës do të mbajnë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare.

Agjencia e lajmeve INA ka siguruar një pjesë të emrave të rrugëve që do të pësojnë ndryshime.

Rruga Roman Kaskalceviç do të jetë Marrëveshja e Ohrit; rruga Virgino do të jetë Fan Noli; rruga Drvarska do të jetë Azem Hajdari; rruga Rifat Burcevic do të emërtohet Ismail Kadare; rruga Sevastopolska do të emërtohet Kumbara; rruga Vodnjanska do të emërtohet Nëna Terezë etj.

Burime nga partia shqiptare BDI theksuan për INA se gjatë javës së ardhshme këto rrugë mund të marrin dritën jeshile dhe të nis emërtimi i tyre në praktikë.

Në kuadër të ndryshimit të emrave të rrugëve, shesheve dhe bulevardeve dhe objekteve tjera në Shkup janë paraparë proporcionalisht edhe emra shqiptarë. /INA/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›