E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën 40-vjeçari, e shtyp treni

Aksident me tren, foto arkiv

Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është shtypur nga treni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08.15 minuta është vetëm një kilometër nga stacioni i trenit në Lushnjë. Viktima është rreth 40 vjeç dhe kur ka ndodhur aksidenti ka qenë në shina i pavëmendshëm.

Edhe pse ky segment është mjaft i populluar nga tregtar të frutave perimeve, personi nuk ka mundur ti shpëtoj përplasjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje por ende nuk ka mundur të identifikojnë viktimën.

Kjo edhe për shkak se viktima është shpërfytyruar i tëri. Uniformat blu po punojnë për të zbardhur rrethanat në të cilën ndodhi aksidenti ndërsa ka marrë në pyetje makinistin dhe dëshmitarë në këtë vendngjarje. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›