E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kuçovë: Jemi të vendosur të ndërtojmë një Shqipëri Evropiane

23-04-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për qytetin e Kuçovës, Selfo Kapllani.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka garantuar qytetarët e Kuçovës se gjatë 4 viteve të ardhshme qeveria do të asfaltojë çdo kilometër rrugë ndërsa theksoi se rruga e vetme e mazhorancës është ajo e qytetarit.
“Në katër vitet që vijnë qeveria do të financojë çdo projekt për një Kuçovë moderne, për një Kuçovë europiane, për një Kuçovë të zhvilluar. Ne jemi të vendosur në Shqipëri me infrastrukturë europiane. Sot janë një sër projektesh që do të përgjysmojnë distancën Kuçovë-Tiranë”- theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë gjithashtu ka premtuar se deri në fund të vitit nuk do të ketë asnjë familje në Shqipëri në varfëri ekstreme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›