Tekste te reja ndryshojne librat per klasen XII
Per vitin shkollor 2011-2012 tekstet shkollore do te ndryshojne. Klasa e XII do të ketë tekste të reja, pasi edhe programet do të ndryshojnë. Kështu shprehet për Albanian Screen, këshilltari i ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, Jovan Kristiqi, i cili thotë se aktualisht nga shtëpitë botuese janë dorëzuar rreth 236 tituj tekstesh.
“Këtë vit shkollor ne do të kemi komplet tekste të reja për klasën e XII të arsimit të përgjithshëm. Klasa nga e VI- IX do të kenë tekstet e viteve të kaluara. Po kështu edhe klasa nga X-XI do kenë po tekste të viteve të kaluara me përjashtim të ndonjë alternative që ka qenë e pakët vitin e kaluar” tha Kristiqi.
Por tekste të reja alternative do të kenë edhe klasat e fillores. Këto ndryshime erdhën si pasojë e ngarkesës që kishin tekstet e mëparshme.
“Kemi kërkuar tekste të klasve nga I-V duke pasur parasysh që në këto tekste ka pasur edhe mbingarkesa. Një pjesë e mirë e shtëpive botuese janë përgjigjur kërkesës sonë duke na dorëzuar tekste të gjuhës dhe lëximit letrar dhe në veçanti të matematikë” tha Kristiqi.
Në muajin maj pritet që tekstet e reja të përzgjidhen në shkolla nga mësuesit dhe më pas të shpërndahen tek nxënësit.
Edlira Sulejmani