Berisha në Kukës: Më 14 maj është dita juaj, dita e lirisë!

Kreu i Rithemelimit në PD Sali Berisha ka shprehur bindjen e tij se në zgjedhjet lokale të 14 majit do të fitojë koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë”.
Zoti Berisha ka ndaluar të enjten në Kukës ku është pritur me entuziazëm nga përkrahësit e PD. “Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes…” tha zoti Berisha. “Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë” shtoi ai.
Zoti Berisha paraqiti para kuksianëve Admir Sinamatin si kandidat për Bashkinë e Kukësit.
Duke shprehur bindjen në fitoren e opozitës zoti Berisha tha se kandidati për kryetarin për Bashkinë e Kukësit, është propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë. ” Ky entuziazëm po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit. Më 14 maj është dita juaj, dita e lirisë” . ” Ne jemi kthyer me fuqishëm se kurrë ” tha zoti Berisha.
Lideri demokrat ftoi emigrantët që të vijnë në 14 maj dhe të votojnë, për të firmosur ndryshimin, siç u shpreh ai. Berisha ftoi edhe socialistët që t’iu bashkohen demokratëve në këto zgjedhje.
/ rtsh.al /