E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kukës: Shqipëria është dekada larg Amerikës, por këtu balta është më e ëmbël se mjalta

berisha ne fierKryeministri bën thirrje të votohet numri i artë 44, duke zbuluar kështu arsyen pse e dhunoi sërish KQZ-në apra pak ditësh. Berisha akuzoi Ramën si të sëmurë mendore dhe tha se kur lumenjtë e gjakut kosovar nuk ishin tharë, ai i dha Çelësin e Tiranës Goran Bregoviçit

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në mitingun e hapjes së fushatës elektorale në qarkun e Kukësit, rregulloi deklaratën e bërë një ditë më parë në Librazhd se do e bëjë Shqipërinë njësoj si SHBA-në.

Berisha tha se në fakt Amerika është dekada larg, por për shqiptarët kjo tokë është Amerika e tyre.

Le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, ndërsa për shqiptarët është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore. Shqipëria për ty është sot e shëmtuar, por jo për shqiptarët. Për shqiptarët ajo pavarësisht se është dekada larg Amerikës, ajo është Amerika e tyre, tha Berisha.

Kryeministri iu rikthye kësaj çështje sërish, duke thënë se për shqiptarët ky vend nuk është Amerika, por këtu është balta më e ëmbël se mjalta.

Kryeministri tha se shqiptarët duhet të votojnë numrin e artë, 44, duke zbuluar kështu se pse e përdhosi KQZ-në edhe njëherë tjetër, për të marrë këtë numër në fletën e votimit.

Po shkojmë më 23 qershor pasi me punën tuaj, djersën tuaj, kemi ndryshuar Kukësin dhe Shqipërinë. Sot Kukësi dhe Shqipëria janë anëtare e NATO-s. Sot Kukësi me Tiranën lidhen me një nga autostradat më të bukura të rajonit dhe më gjerë. Sot Kukësi ka të ndërtuara dhe të rindërtuara qindra dhe qindra km rrugë, qendra shëndetësore, ujësjellësa, kanalizime. Ne shkojmë drejt 23 qershorit për të votuar numrin 44, numrin e artë, Partinë Demokratike, pasi në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset. Në këtë qark kemi krijuar ferma të reja, kemi subvensionuar mbi 600 ha drurë frutore. Kukësi ka sot universitetin e tij, tha Berisha.

Kryeministri përsëriti sërish se Rama është me probleme mendore.

Ai madje komentoi edhe qëndrimet e mbajtura nga Rama në lidhje me përkrahjen që i japin kosovarët Berishës. Duke përdorur një shprehje të Ramës se Berisha nuk është Skënderbeu, kryeministri tha se Rama i dha Çelësin e Tiranës Goran Bregoviçit në një kohë që nuk ishin tharë lumenjtë e gjakut në Kosovë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›