Berisha në Kukës: Votoni 44, numrin e artë
Kryeministri Berisha u ka kërkuar sot qytetarëve të Kukësit të votojnë numrin 44 të fletës së votimit ku renditet Partia Demokratike.
Ndërsa ka prezantuar kandidatët e PD-së në qarkun e Kukësit, kryeministri Berisha theksoi se PD-ja po shkon në zgjedhjet e 23 qershorit me arritje të mëdha.
“Po shkojmë më 23 qershor pasi me punën tuaj, djersën tuaj, kemi ndryshuar Kukësin, Shqipërinë. Sot Kukësi dhe shqip janë anëtar të natos. Sot Kukësi me Tiranën lidhen me një nga autostradat më të bukura të rajonit dhe më gjerë. Sot Kukësi ka të ndërtuara dhe të rindërtuara qindra dhe qindra km rrugë, qendra shëndetësore ujësjellësa, kanalizime. Ne shkojmë drejt 23 qershorit për të votuar numrin 44, numrin e artë, Partinë Demokratike pasi në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset. Në këtë qark kemi krijuar ferma të reja, kemi subvensionuar mbi 600 ha drurë frutore. Kukësi ka sot universitetin e tij” tha Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka sulmuar sërish opozitën dhe kryesocialistin Edi Rama.
“Alternativa tjetër është alternativa e akuzave, poshtërimit të shqiptarëve. Njeriu që pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra. Le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu ndërsa për shqiptarët është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore. Shqipëria për ty është sot e shëmtuar por jo për shqiptarët. Për shqiptarët ajo pavarësisht se është dekada larg Amerikës ajo është Amerika e tyre” tha Berisha.
vijon…