Zgjedhjet, Nishani takim me median: Monitoroni dhe pasqyroni fushatën
Ndërsa nesër pritet të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore në Shqipëri, kreu i shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me drejtues të medias në vend të cilëve u ka kërkuar monitorim transparent të saj.
“Mora edhe këtë inciativë për të kërkuar ndihmën tuaj, për të kërkuar kontributin tuaj përgjatë kohës së fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, së pari për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor, për të pasqyruar mënyrën e realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të plotësimit të standarteve, por edhe të sjelljes së aktorëve gjatë procesi zgjedhor” i është drejtuar presidenti Nishani drejtuesve të mediave në vend.
Ndërsa e ka cilësuar median si një pushtet real, kreu i shtetit ka kërkuar kujdes edhe me çështjet emocionale, evitimin e sjelljeve emocionaleve të panevojshme gjatë këtij procesi, që mund të kthehet në kosto të panevojshme për vendin.
Çështja e parë dhe më kryesorja që do doja bashkëpunimin tuaj, është të jeni pjesë frenuese apo parandalimin e çdo lloj dramaciteti që nuk ka basë dhe kthehet në kosto sociale dhe emocionale për vendin. U ndala në këtë pikë se gjatë fushatës, paraelektorale ka pasur shesh herë opinione të hedhura nga kënde të ndryshme, jo nga njerëzit e medias, për dyshim të procesit zgjedhor, rrezik të përplasjes shoqërore dhe sociale të aktorëve të ndryshëm ditën e zgjedhjeve apo para dhe pas, tha kreu i shtetit.
Gjithashtu kreu i shtetit theksoi gjithashtu se roli i medias do të jetë parësor për imazhin e vendit duke kërkuar nga mediat që t`u kushtojnë vëmendje mënyrës së dhënies në informacionit.
“Shqetësim më i madh që është evidentuar më parë kanë qënë incidentet pas procesit zgjedhor ku roli i partive ka qënë më i drejtëpërdrejtë se roli i qytetarit. Duke pasur parasysh këtë emancipim shoqëror them se me këtë që kemi mbërritur në tërësinë e saj dhe kjo është një garanci e madhe. Por nuk mjafton që kjo sjellje e qytetarëve të forcojë më shumë atë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë, të imazhit të vendit, të shtetit dhe të qeverisë sonë. Ju keni rol parësor. Qytetarët shqiptar edhe nga opinionet e mbledhura po ndjekin më mënyrë të kujdesshme, televizionin dhe gazetat. Prandaj kjo vëmendje është jashtëzakonisht maksimale prandaj ky kontribut dhe ky ofrimi i mendimit, opinionit, adresimit që vjen nga ju që jeni përditë në misionin tuaj. Gjithashtu lançimi i një imazhi, të bukurive të Shqipërisë. Kjo nuk do thotë se duhet të orientoheni drejt atyre që i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë. Eksperienca e zhvillimit të kulturës civile ka treguar se media ka qenë një element i pandërprerë, injektimit të vlerave kulturore dhe bukurive që ka një vendi caktuar, shtoi Nishani.
vijon….