E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kukës, inaguron rrugën Kukës -Shishtavec e hidrocentralin në grykë të Vanave

Qarku i Kukësit do të jetë ndalesa e radhës për Kryeministrin Berisha ku do të marrë pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të rruges Kukes – Shishtavec, Loti i II.

Ndërtimi i rrugës Kukës Shishtavec, me vlerë 1.2 miliarde leke, gjatesi 6 km dhe gjeresi 6.5 m së bashku me ndërtimin e 4 ujësjellësave në fshatrat Borje, Shtrezë, Oreshkë dhe Novosej, nxjerr kete zone nga izolimi duke i ofruar mundesi reale zhvillimi.

Kjo rrugë është lidhja e vetme me rrugen nacionale dhe qytetin e Kukësit, por edhe me rrugën e Kombit dhe Kosovën për 19 fshatrat e Komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec. Ka 35 vjet qe në këtë rrugë nuk është kryer asnjë investim, e për pasojë banorët e këtyre komunave nuk arrinin të plotesonin nevojat e tyre imediate për transport si urgjencat shëndetësore, transportin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në treg etj.

Rruga është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, ura, sinjalistikën, kanalizimet e ujrave të bardha dhe, vepra arti.

Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Shishtavecit, do të jenë të prekshme për të gjithë vizitorët e turistet.

Kreu i qeverisë pritet të mbërrijë në veri të vendit rreth orës 10:00, ndërsa krahas rrugës do të inagurojë edhe hidrocentralin ne gryke te Vanave me fuqi 10 MË. Euron Energy Group. Investimi 30 milion Euro.

Pas Kukësit, Kryeministri Berisha do të rikthehet në Tiranë, ku do të zhvillojë rreth mesditës një vizitë ne pavionin e ri te hemodinamikes dhe reanimacionit te Kardiologjise ne QSUT (investim 2.5 milione dollare).

Ky investim e shndrron njesine e kardiologjise invasive te QSUT ne qendren me te rendesishme dhe me teknologjine me te avancuar ne Shqiperi, nje nga qendrat te pajisura me teknologjite me moderne nder vendet e Ballkanit perendimor, te krahasueshem me sherbimet homologe ne perendim.

Falë këtij investimi brenda nje periudhe shume te shkurter kohe jane dyfishuar procedurat diagnostike dhe intervencionuese.

Aktualisht, me rreth 200 paciente te trajtuar ne muaj kjo qender mban barren me te madhe te diagnostikimit dhe trajtimit invaziv ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›