Rama: Te riformesohet forumi i gruas
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mori pjese dje ne forumin me teme "Grate e majta dhe vizioni yne politik", ne qytetin e Durresit, ku tha se Shqiperia ka nje nivel me te larte perfaqesimi te gruas ne Parlament. Ne fjalen e mbajtur ne kete takim, kryesocialisti tha se shifrat ne fakt, jane dyfishuar ne krahasim me legjislaturen e kaluar, por duhet pjesemarrje edhe me e larte e gruas ne Parlament. "Ky takim ka nje te ardhme dhe do te sjelle nje produkt shume pozitiv per te gjithe ne. Ky takim eshte nje forum ku do te hapet nje diskutim per nje vizion", u shpreh Rama. Nje vizion i cili, sipas tij, do t'i paraprije formesimit, apo riformesimit te organizates te grave socialiste dhe progresiste. Kjo duhet te jete nje organizate, sic tha lideri i selise roze, qe duhet te rimendoje vetveten dhe duhet te ristartoje, duke marre ne konsiderate domosdoshmerine per te qene nje forum i hapur. Ai theksoi se forumi i gruas duhet te jete pa kufij partiake, nje forum qe do t'u mundesoje grave dhe vajzave ne cdo qytet dhe ne cdo komune te vendit, pjesemarrjen ne debate te domosdoshme per permiresimin e kushteve, per pjesemarrjen e grave dhe vajzave shqiptare ne jeten shoqerore te komunitetit te tyre dhe te vendit tone te perbashket. "Forumi ka nje histori te veten. E cila, padyshim eshte nje gur i rendesishem themeli. Por, si cdo organizem i gjalle, si cdo organizate qe duhet domosdoshmerish te jetoje me kohen, e ka te nevojshme te rivendoset dhe te riformesohet, duke konsideruar te gjitha ato aspekte te jetes se sotme shoqerore, qe jane te reja, me te cilat perballemi, qofte ne kuptimin pozitiv, qofte ne kuptimin negativ", vleresoi kryesocialisti. Sipas tij, duhet te konsiderohen te gjitha ato dukuri, qe kane te bejne me hapesirat e reja qe jane krijuar per grate dhe vajzat, por qe kane te bejne edhe me pengesat e reja qe u jane krijuar grave dhe vajzave ne jeten e perditshme shqiptare. Ai tha se "kush me shume sesa grate qe e perfaqesojne drejtperdrejt shoqerine, komunitetin ne instancen me te larte perfaqesuese te vendit, ne Parlament duhet ta ndiejne te veten kete detyrim, per te qene shembull per shume gra dhe vajza qe me shume se cdo gje tjeter kane nevoje per kuraje". "Kete kuraje mund ta marrin me shume se nga te gjitha fjalet, nga shembujt reale dhe te prekshem te atyre qe ia dalin te jene nena te shkelqyera, por te jene edhe aktiviste te spikatura ne jeten publike", perfundoi fjalen e tij, Edi Rama. Durresi ishte qyteti i pare ku shpalosen vizionet politike te deputeteve femra te PS, ky forum do te vazhdoje rrugetimin e tij ne te gjithe vendin.
Tematikat ku u perqendruan diskutimet ne forum
1. Te forcoje rolin e gruas se Partise Socialiste ne politike, nepermjet promovimit te figures dhe vizionit te saj ne politikeberjen integruese gjitheperfshirese;
2. Te rrise solidaritetin e grave te majta, ne promovimin dhe mbeshtetjen e njera-tjetres ne zgjedhjet e ardhshme;
3. Te fuqizoje bashkepunimin e grave te majta, ne njohjen dhe identifikimin e vlerave te perbashketa.