E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kampus i Kolegjit Evropian në Tiranë, Varhelyi: Sinjal i qartë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është afër

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se hapja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë është sinjal se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është shumë afër.

Varhelyi u shpreh ndër të tjera se procesi i pranimeve do të nisë në muajin shtator të këtij viti, ndërsa theksoi se tashmë duhet vetëm ndërtesa se ku do të vendoset kolegji i financuar nga BE.

“Kemi arritur të gjejmë financime për Kampusin i kolegjit të Evropës në Tiranë. Për mua ky është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër dhe kjo është arsyeja pse jam shumë krenar të deklaroj se duhet të jemi në gjendje të nisim procesin e pranimeve që në shtator të këtij viti. Kemi nevojë për një ndëqrteësë, ku kolegji të vendoset dhe ne të ofrojmë financimin për këtë”, u shpreh Varhelyi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›