E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasadorët ftojnë partitë në dialog të brendshëm, zgjedhjet duhet të jenë të ndershme

Në prag të zgjedhjeve vendore te 14 Majit, aktorë të përfshirë në proces diskutuan rreth sfidave të procesit zgjedhor. Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi tërhoqi vëmendjen e partive politike sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve, teksa tha se duhen ashtu siç e parashikon ligji duhen zgjedhur individe pa rekorde kriminale.

“Eshtë thelbësore që kandidatët që do u paraqiten të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që të mund të mbështesin parimet e demokracisë dhe  t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikimet dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike. Janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës”

Në tryezën e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri” ishin të pranishëm edhe disa ambasadorë, të cilët u bënë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për të siguruar një proces demokratik.

Ambasadori Guido De Sanctis: Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo s’është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm.

Alastair King-Smith: Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve.

Ndërsa përfaqësues të partive politike sërish shigjetuan njëri-tjetrin për problematikat e hasura në zgjedhje.

Edhe aktorë të shoqërisë civile, që monitorojnë zgjedhjet, u ndalën tek nevoja për një proces transparent.

Ky takim u organizua nga Komiteti Shqiptar I Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›