E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Mynih: Ekonomia shqiptare e bazuar mbi model liberal

Kryeministri Sali Berisha në deklaratën e tij në Konferencën e 48-të të Sigurisë, deklaroi se qeveria që ai drejton do të bëjë gjithccka për të nxitur rritjen ekonomike. Deklarata është bërë në mbyllje. Deklarata është bërë në mbyllje të vizitës së tij në Mynih, në Gjermani. Berisha ka theksuar rritjen ekonomike në vend në katër vitet e fundit, duke nënvizuar se meritë e saj është modeli i ekonomisë në Shqipëri, një model liberal që mbështet rritjen e të ardhurave dhe rritjen e punësimit. Ky model ka nevojë të përsoset më tej. Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin, jo me masa të cilat nëpërmjet rritjes së taksave shkatërrojnë qindra dhe mijëra vende pune, por me standarde të tjera liberale të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxisin bizneset- tha ai.
Sipas kreut të qeverisë, analizohen dy modele: një model i bazuar në një faturë shumë të madhe sociale dhe taksat të larta, i cili përjeton vështirësi serioze, dhe një model tjetër i bazuar në nxitjen e rritjes ekonomike, i cili i qëndroi krizës dhe nuk njohu recesionin.
Berisha bëri një pasqyrë të zhvillimit të konferencës, në të cilën u diskutuan rrugët e daljes nga kriza. Natyrisht, parashikimet për daljen e eurozonës nga kriza nuk ishin dhe aq optimiste. Besohet se kjo do të jetë një krizë nga e cila do të duhen jo pak vite për të dalë, por e rëndësishme është se për herë të parë në këtë konferencë ndërkombëtare që u diskutua për krizën, u kërkua që të ndryshohen qëndrimet e deritanishme për daljen prej saj- tha ai.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Buxheti ’12, Berisha: Model i suksesshëm ekonomik Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se buxheti i vitit...
  2. Procesi i integrimit, Berisha: Në rrugë të mbarë, i bazuar mbi merita Francë- Angazhim për reforma që po ecin me hapa pozitiv...
  3. Ekonomia shqiptare, BB: Do të pësojë rënie gjatë 2012-ës Tiranë- Shqipëria duhet të përgatitet për një rënie ekonomike gjatë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›