Durrës, gjendet një kufomë e dekompozuar, dyshohet të jetë e marinarit turk
Durrës- Një kufomë e dekompozuar është gjetur në bregdetin e Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur se trupi i pajetë është parë nga peshkatarët rreth 1 milje larg bregdetit, në Bishtpallë.
Mësohet se kufoma është e dekompozuar, duke vështirësuar identifikimin, ndërsa po hetohet për shkaqet e vdekjes dhe për të zbuluar identitetin.
Sipas infromacioneve kufoma ka gjasa të jetë e seksit mashkull, duke ngritur dyshimnet semund të bëhet fjalë për trupin marinarit turk të anijes Edirne e cila u dogj 3 javë më parë në të njëjtën zonë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Shkrime të tjera me interes:
- Durrës- Gjëndet një kufomë e dekompozuar, nisin hetimet Durrës- Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur...
- Durrës- Mbytja e anijes çisternë, polumbarë turq në kërkim të marinarit gjeorgjian Durrës- Kërkimet për marinarin e pajetë gjeorgjian, i cili rezulton...
- Kamëz- Gjëndet i pajetë roja i një objekti, policia nis hetimet Tiranë- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pranë objektit që...