Europa ngrin së ftohti, Ukrahina raporton 122 viktima
I ftohti ka paralizuar Evropën, ndërkohë që numri i viktimave për shkak të të ftohtit është rritur gjatë 24 orëve të fundit. 21 vikitma vetëm gjatë ditë së djeshme u raportuan nga autoritetet ukrahinase, duke e çuar kështu në 122 numrin e viktimave në këtë shtet. Temperaturat në ish-republikën sovjetike gjatë natës ishin minus 33 gradë Celsius duke e shndërruar këtë stinë dimri në më të ftohtën e gjashtë viteve të fundit. Në poloni u shënuan 8 viktima gjatë 24 orëve të fundit, dhe numri i përgjithshëm kap shifrën prej 45 viktimash.
Nata e kaluar ishte më e ftohta në Zvicër në 30 vitet e fundit. Minus 34 gradë Celsius u regjistrua në qytetin Glatalp, në kantonin Shvic, në Zvicrën Qendrore. Në Belgjikë është regjistruar rekord i ri i pengesave në rrugë, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të dëborës, që filluan pardje pasdite. Gjatësia e përgjithshme e kolonave të automjeteve nëpër rrugët kombëtare dhe rajonale është rreth 4 000 kilometra.Rekordi i fundit ishte në vitin 2010, 948 kilometra. Sipas meteorologëve, vala e ftohtë do të zgjasë deri në fund të javës së ardhshme
Ngrica ka goditur ashpër transportin në Europë, duke mbyllur aeroporte, duke bllokuar rrugë dhe trena.
Shumë aeroporte në Europën Qëndore dhe Lindore janë mbyllur për shkak të ngricës më rtë ashpër në dekada, përgjegjëse deri të dielën për më shumë se 200 jetë të humbura.
Anullime të shumta fluturimesh dhe vonesa kanë goditur edhe aeropirtin e Amsterdamit, Schipol dhe atë të Londrës, Heathrow.
Shkrime të tjera me interes:
- I ftohti në Europë, Rusia redukton furnizimin me gaz Europë- Temperaturat nën zero gradë celcius kanë shtuar konsumin e...
- I ftohti “mbërthen” Europën, 40 persona humbën jetën Europa Lindore dhe Qendrore është përfshirë nga moti i keq...
- Tragjedi në Indi- Zjarr në spital, dhjetëra viktima Indi- Të paktën 73 persona kanë humbur jetën si pasojë...