Berisha në Nju Jork, merr pjesë në Asamblenë e OKB-së

Në njoftimin për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se gjatë vizitës disa ditore në Nju Jork, Berisha do të ketë takime me homologë të tij, personalitete botërore, të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Nënsekretarin e Shtetit për çështjet politike, z.Uilliam Bërns.
Një takim të veçantë, kreu i ekzekutivit do të ketë edhe me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Gjithashtu kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Liri Berisha, do jetë i pranishëm në pritjen që do të japë Presidenti Obama për nder të delegacioneve pjesëmarrëse në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një dimension i rëndësishëm i vizitës dhe axhendës së shefit të qeverisë shqiptare në Nju Jork, do të jetë edhe ai ekonomik, ku do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të parë të Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe sipërmarrjes amerikane.
Gjatë qëndrimit të tij, kryeministri shqiptar do të vizitojë bursën e Nju Jorkut, NASDAQ, ku do të bëjë mbylljen e një prej sesioneve ditore të bursës, në Uoll Strit. Kjo ceremoni do të shoqërohet edhe me transmetimin përreth një orë në ekranin që ndodhet në sheshin “Times Square” të një videoje promovuese me imazhe nga Shqipëria.
Berisha do të marrë pjesë edhe në takime e forume të ndryshme, si në lancimin e Partnershipit për Qeveri të Hapur të organizuar nga Presidenti Obama, Samitin e Liderëve të Ballkanit, në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, në forumin e OKB-së me sektorin privat, me përfaqësues të diasporës etj.
/Start/
2011-09-18 11:41