E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës: Të hënën rifillojmë grevën

Ky vendim është marrë nga komisioni i grevës, me arsyetimin se firma “ACR” nuk ka plotësuar kërkesat e parashtruara nga minatorët.

Ende nuk është bërë i ditur vendi ku do të zhvillohet greva dhe as numri i personave, ndërkohë që galeria A1, ku u zhvillua greva e parë, mbahet nën vëzhgim nga policia.

Bëhet e ditur gjithashtu se ndërkohë që një përfaqësi minatorësh do të jenë në grevë, familjarët e tyre do të protestojnë.

Nga ana tjetër minatorët u kanë bërë thirrje edhe forcave të policisë që t’u bashkohen protestës së tyre.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-18 14:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›