Berisha ne OKB Ende nuk e kemi mundur korrupsionin

Kryeministri Berisha vuri luften kunder korrupsionit ne qender te fjalimit te tij qe mbajti dje ne mesdite ne Nju Jork ne hapjen e punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Sipas Berishes qeveria ka arritur te zhvilloje reforma te shumta duke luftuar kete fenomen. Keto reforma jane percaktuese per fatin suksesin dhe rezultatin e te gjitha reformave te tjera. Ndaj edhe per mua kusht vendimtar per arritjen dhe tejkalimin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit eshte lufta kunder korrupsionit ketij fenomeni qe perfaqeson armikun me te eger te njerezve dhe shoqerive te lira theksoi Berisha ne fjalen drejtuar drejtuesve te shteteve pjesemarres ne kete sesion. Sipas Berishes fale kesaj lufte pa kompromis Shqiperia ka arritur qe brenda pese viteve te dyfishoje te ardhurat buxhetore dhe ti jape nje tjeter imazh vendit tone kudo neper bote. Une besoj se kjo lufte beri te mundur dyfishim e te ardhurave buxhetore ne vendin tim ne me pak se pese vjet beri te mundur qe reforma te tjera ekonomike te shnderrojne Shqiperine ne nje nder vendet me te sigurt ne Europe theksoi Berisha. Sipas Kryeministrit tashme Shqiperia eshte nje nga vendet me terheqese per investimet e huaja pasi ajo ka nivelin me te ulet te taksave.
Shqiperia ka krijuar nje mjedis miqesor per biznesin e investimet ka firmosur dy vitet e fundit mbi 6 miliarde euro investime e koncesione. Kete vit priti 3.5 milione turiste theksoi Berisha duke i ftuar investitoret e te gjithe vendeve te vinin dhe te investonin ne Shqiperi. Nga ana tjeter Berisha theksoi se ne vend kane ndodhur ndryshime rrenjesore per sa i perket sistemit shendetesor infrastruktures rrugore arsimit dhe shume elementeve te tjere qe cojne ne nje zhvillim me te madh. Sipas Berishes per kete qellim vetem ne kater vitet e fundit Shqiperia ka rritur me mbi 40 shpenzimet per shendetesine dhe me mbi 60 shpenzimet per arsimin dhe me rreth 80 ato per mbrojtjen sociale. Kemi kenaqesine te theksojme se mbi 90 e nxenesve qe kane mbaruar shkollen 9-vjecare hyjne ne shkollat e mesme. 70 e te rinjve dhe te rejave qe mbaruan shkollen e mesme kane hyre ne universitet vuri theksin Berisha. Por sipas tij pavaresisht arritjeve te bera ne vend ka ende probleme ku Kryeministri renditi si me kryesorin papunesine. Serish ne vendin tim me mijera e mijera qytetare perballen me papunesine e cila arrin ne 11 varferine madje edhe ate ekstreme deshperimin dhimbjen dhe lotet e ftohta te tyre. Infrastruktura kerkon investime te medha. Shqiperia eshte larg se ka pasur perpara nje bulevard te gjere me lule theksoi Berisha. Ne anen tjeter kreu i qeverise harroi te permendte ne fjalen e tij dhe situaten politike ne vend duke qene se kane kaluar 15 muaj dhe ende nuk ka zgjidhje te ngercit qe mban te ndare mazhorancen dhe opoziten.