E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin kerkimet ne mal per Bleonen

Ne Kukes qarkullojne versione te reja per zhdukjen e femijes. Shtohen dyshimet per nenen

Fati i vogelushes Bleona Mata nga Zapodi vazhdon te jete i mbuluar nga misteri. Ajo u zhduk pasditen e 22 majit ne fshatin e vet te lindjes. Ne hetime u perfshine pese vajza mes tyre edhe halla e saj. Dje ne fshatin Zapod te Kukesit kane zbarkuar dhjetera uniforma blu te Drejtorise se Policise se Qarkut Kukes forca speciale te ardhura nga qyteti i Shkodres si edhe eksperte nga Tirana te cilet kane rinisur te krehin zonen ne Zapod pikerisht aty ku kater muaj me pare u zhduk pa lene asnje gjurme 6-vjecarja Bleona Mata.

Burime konfidenciale thane se kerkimet kane rinisur me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda. Kerkimet kane vazhduar gjate gjithe dites se djeshme te ndihmuara edhe nga banoret e zones por serish nuk eshte rene ne gjurme te vogelushes. Familjaret e Bleones jane shprehur mosbesues ndaj rinisjes se kerkimeve ne mal. Nuk kane per te nxjerre ndonje gje ne drite. Ne kemi kerkuar me jave te tera cdo pellembe te bjeshkeve apo zones perreth dhe nuk kemi gjetur asnje gjurme te vajzes. Megjithate ne i falenderojme per interesimin e treguar per gjetjen e Bleones thote Zenel Mata gjyshi i vogelushes se zhdukur.

Mesohet qe kerkimet do te vijojne edhe ne ditet e ardhshme ku priten te merren dhe rimerren ne pyetje deshmitare ne perpjekje per te zbardhur rrethanat e zhdukjes se te mitures.

Zhdukja

Per nje muaj rresht qindra efektive te Komisariatit te Kukesit dhe homologe nga Kosova e po ashtu edhe qindra banore bene kerkime ne bjeshket e zones duke krehur cdo shpat dhe livadh. Familjaret kane kembengulur se vajza eshte grabitur nga dikush. Te pakten keshtu thoshte gjyshja Saidja. Por ne ate kohe qarkullonte edhe bindja tjeter se askush nuk do te mund ti shpetonte policise dhe prokurorise. Nese ka humbur ne mal nese nuk eshte bere pre e egersirave vogelushen do ta gjeje policia dhe do ta sjelle ne shtepi. Kjo ishte bindja qe percillte policia. Kerkimet vazhduan deri ne lodhje derisa efektivet nuk dolen me ne bjeshke pasi vemendja duhej te kalonte tani drejt zonave urbane jo me per Bleonen por per rendin ne teresi. Me ceshtjen e vogelushes nisi te merret Prokuroria e Krimeve te Renda.

Banoret

Ne fshatin Zapod por edhe me gjere eshte krijuar tashme bindja se Bleona u grabit dhe se cdo gje ishte e programuar. Banoret shkojne aq larg sa grabitjen e lidhin edhe me hapjen e tunelit te Kalimashit. Ate dite qe u hap tuneli keqberesit erdhen te zbatonin planin e grabitjes se vajzes tha nje burre rreth te 55-ave nga Zapodi i bindur se e gjithe grabitja duhej te ishte nje pune e programuar edhe nga segmente te caktuara brenda policise.

Opinionet e njerezve asnjehere nuk mund te merren si prova juridike por as nuk mund te shperfillen plotesisht. Ne Zapod nje numer personash mendojne se vete familja ka gisht ne grabitjen e vajzes. Disa persona per shume dite kane akuzuar hallen e Bleones qe e mori ne mal per te kullotur bagetite me vone doli se nuk kishte qene halla por nje kusherire qe e kishte thirrur duke e mashtruar te vinte ne mal se do te mblidhnin manaferra dhe Bleona kishte shkuar per te mos u kthyer me. Te tjere tregojne se vete nena e Bleones duhet te kete gisht ne kete ngjarje. Ajo te pakten duhet te kete sinjalet e veta se kush mund ta kete grabitur te bijen ka thene nje banor i zones. Por ne kete mes asgje nuk mund te perjashtohet dhe as te abuzohet me te tjeret. Ate dite me date 22 maj 2010 dy persona nje mashkull dhe nje femer jane pare ne kafenete e Kukesit ku sic ka pohuar nje barist kane lene kafen pergjysme dhe kane ikur. Kishin nje femije te vogel per dore. Hyne ne klub porositen kafe por pas nje telefonate u ngriten pa e pire mesohet te kete thene baristi. Thashethemet thone me pas se nepermjet tunelit te Kalimashit kane ikur ne Tirane e me pas ne Greqi pasi jane bindur se kerkimet jane degdisur ne malet e pafund te verilindjes dhe te Kosoves. Prokuroria ka hetuar edhe pistat e implikimit te familjareve ne kete rast edhe te nenes por akoma nuk ka nje indikacion te sakte per kete. Njerezit shkojne aq larg me komentet tyre sa thone qe mes grabitesit dhe femijes mund te kete lidhje gjaku dhe se nena duhet te jape shpjegime per kete. Sidoqofte e gjitha kjo thashethemnaje ngrihet pikerisht ne mungese te rezultateve zyrtare te prokurorise e cila ka udhetuar disa here ne Zapod por pa pasur asnje rezultat konkret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›