E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne OKB Goditem korrupsionin dhe forcuam ligjin

Sfida e Mijevjecarit Berisha Investoni ne Shqiperi

Ne vitin 1992 kohe kur Sali Berisha ishte President i Shqiperise ne sallen e madhe te Kombeve te Bashkuara iu drejtua audiences se Perendimit si perfaqesues i nje vendi te varfer qe po jetonte vitet e para te demokracise. Por pas 18 vitesh pikerisht dje ne sesionin e 65-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara Sali Berisha tashme Kryeminister i vendit para qindra personaliteteve te larta boterore prezantoi ndryshimin e madh hapat e arritur pergjate viteve te fundit dhe strategjine e se ardhmes. Ne fjalen e tij gjate punimeve te samitit Objektivat e Sfides se Mijevjecarit ne OKB Berisha deklaroi se vendi i tij ka bere hapa perpara per te zhdukur varferine papunesine krimin dhe korrupsionin duke e shnderruar Shqiperine sic tha ai ne nje nga vendet me te sigurta ne bote.

Sot ne vendin tim jane rritur me dhjetera here te ardhurat ku 15 per qind e GDP-se gjenerohet nga sektori privat. Vetem ne 4 vitet e fundit Shqiperia ka rritur me 40 shpenzimet per shendetesine e 80 ato per arsimin. Vdekshmeria foshnjore ka pesuar ulje eshte ulur numri i varferise ekonomia e vendit ne krizen boterore ia doli te kishte rritje. Papunesia eshte ulur ne 11 rritja ekonomike ne 4-5 - deklaroi Kryeministri. Sipas Berishes sfida e mijevjecarit per Shqiperine eshte mbetet korrupsioni ndaj te cilit po luftohet me te gjitha mjetet. Kusht vendimtar per arritjet e mijevjecarit eshte lufta ndaj korrupsionit ketij armiku kaq te eger per njerezimin. Do ta shnderrojme Shqiperine nder vendet me te sigurta ne bote por edhe vend terheqes njekohesisht - u shpreh Berisha gjate fjales se tij. Ne gjykimin e Kryeministrit kusht vendimtar per Shqiperine per arritjen e Objektivave te Mijevjecarit eshte lufta permanente ndaj korrupsionit qe sipas tij eshte armiku me i eger i shoqerive te lira. Berisha permendi se Shqiperia sot ka bere shume perparime dhe po ecen drejt plotesimit te Objektivave te Mijevjecarit dhe rruges se integrimit drejt Bashkimit Evropian. Keto arritje - tha ai - kane ardhur si rezultat i nje pune shume te veshtire dhe nje lufte te pakompromis ndaj korrupsionit si edhe realizimit te reformave te medha. Para anetareve te OKB-se z. Berisha vuri ne dukje se ka qene pikerisht kjo lufte ndaj korrupsionit e cila ka bere qe te dyfishohen te ardhurat buxhetore ne vendin tone dhe qe reformat ekonomike ta bejne Shqiperine nje vend terheqes per investimet e huaja.

Personalitete te larta boterore e kane vleresuar zhvillimin e vendit tone por une jam i ndergjegjshem se kemi ende shume rruge per te bere perpara pasi ende ka njerez qe perballen me varferine ekstreme por nga ana tjeter infrastruktura kerkon investime te medha - argumentoi me tej Kryeministri ne OKB.

Berisha ftoi investitoret e huaj qe te vijne te financojne ne Shqiperi. Ne kete pike ai vuri theksin pikerisht tek reformat ekonomike ne Shqiperi ne kuader te sfidave te mijevjecarit. Sipas Berishes permes ketyre reformave ne vend eshte ulur ndjeshem varferia dhe jane rritur aktivitetet ekonomike.
Ne keto vite kemi ulur varferine ekstreme. Shqiperia perparoi dhe ridimensionoi objektivat e zhvillimit te mijevjecarit duke i permbushur ato per integrimin ne BE - pohoi Berisha. Ai nenvizoi se rritje kane pesuar edhe eksportet si dhe te ardhurat vjetore.
Pavaresisht krizes financiare ekonomia ia doli te kete nje rritje eksportet kane njohur nje rritje prej 62 po ashtu te ardhurat vjetore dhe rritja ekonomike kete vit do te jete 4 - saktesoi z. Berisha. Kryeministri me tej beri te qarte se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi jane rritur me 40 per qind shpenzimet per arsimin dhe 60 per qind ato per shendetesine.
Gjithashtu 70 per qind e te rinjve kane hyre ne universitet duke trefishuar numrin e studenteve dhe ne cdo shkolle ka hyre interneti - u shpreh z. Berisha. Sipas tij progresi eshte bere edhe ne thithjen e investimeve ndonese ka pranuar se ne kete drejtim vendi ka ende shume pune. Nje tjeter teme e prekur nga Kryeministri ka qene edhe rritja e jetegjatesise si dhe renia e ndjeshme e vdekshmerise foshnjore.

Berisha takon perfaqesuesit e APEN Arritem progresin

Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne pritjen e organizuar nga Rrjeti i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro-Amerikane APEN. Kjo organizate ka ne fokus te punes se saj promovimin mbeshtetjen dhe zhvillimin profesional te komunitetit shqiptar i cili jeton punon e studion ne SHBA. Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha e cilesoi kete takim si shume te vecante dhe te rendesishem pasi kjo organizate perfaqeson gjeneraten e suksesit te emigracionit dhe diaspores shqiptare. Duke vleresuar rolin dhe kontributin e APEN per Shqiperine Kosoven dhe shqiptaret ne teresi Kryeministri Berisha u shpreh Une kam deshire tju shoh ju te gjitheve ne Shqiperi por nga ana tjeter nuk mund te mohoj se roli juaj ne kete vend nuk eshte me i vogel se ai qe mund te luani ne Shqiperi. Jam i vetedijshem se ne fytyren tuaj une shoh biznesmene te shquar ne vendin me te madh te botes por jam i sigurt se edhe senatore kongresmene e zyrtare me te larte te ketij vendi. Me tej Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te zhvillimeve dhe arritjeve te Shqiperise ne shume fusha kryesisht ne fushen ekonomike. Kryeministri u shpreh se ne nje hark te shkurter kohor jane rritur ne dhjetera e dhjetera here te ardhurat per fryme Shqiperia eshte vendosur ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhurave te mesme 80 per qind e prodhimit e ka nga sektori privat 90 per qind e nxenesve qe mbaruan klasen e 9-te ndjekin shkollat e mesme dhe ku 70 per qind e maturanteve jane regjistruar ne universitete si dhe ne cdo shkolle ne te kater anet e vendit ka internet dhe kabinete informatike etj. Nder te tjera Kryeministri foli per investimet e rendesishme ne infrastrukturen e vendit duke nenvizuar se ne pranvere cdo njeri qe niset nga Kosova per ne Shqiperi nga Morina e Kukesit deri ne Konispol do te ece ne rruge te reja. Te pranishem ne kete pritje ishin edhe Presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosoves z. Hashim Thaci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›