E Diel, 1 Nëntor 2026

Dedja kryetar i Kushtetueses me procedura te pershpejtuara

Ligjet kalojne dekretin e Topit sot votimi ne Kuvend. Dekreti dhe votimi i Bashkim Dedes brenda 4 ditesh

Bashkim Dedja pritet te zgjidhet sot kryetar i Gjykates Kushtetuese. Pas marrjes se miratimit ne Komisionin e Ligjeve pritet qe i njejti qendrim te mbahet sot edhe ne seance plenare. Ndryshe nga cdo kandidature tjeter per anetar te Gjykates Kushtetuese apo edhe asaj te Larte Dedja zgjidhet ne postin e kryetarit me procedure te pershpejtuar. Gjithcka ka ndodhur brenda kater diteve dekreti i Presidentit miratimi ne Komisionin e Ligjeve dhe sot votimi ne seance. Vendimi i kreut te shtetit erdhi menjehere pasi Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se Topi ka shkelur ligjin se ka lene Gjykaten Kushtetuese per 4 muaj pa kryetar. Nderkohe qe edhe gjate muajit gusht mazhoranca kishte treguar gatishmerine per tu mbledhur edhe ne seance te jashtezakonshme per te emeruar kreun e ri te Kushtetueses. Dedja vetem pak muaj me pare ne maj mori miratimin e Kuvendit si anetar i Gjykates Kushtetuese cka krijon premisat qe edhe sot te merret i njejti vendim per postin e kryetarit. Fillimi i punes se tij si jurist pas viteve lsquo90 duke mos qene ne kete menyre pjese e sistemit te drejtesise komuniste ka bere qe ai te marre menjehere vleresimin e mazhorances. Edhe opozita ka qene pro kesaj kandidature. Vendimi Brenda kater ditesh Bashkim Dedja pritet te zgjidhet kryetar i Gjykates Kushtetuese. Kjo nisur nga fakti se Dedja u votua 4 muaj me pare nga mazhoranca ne Kuvend. Gjyqtari Bashkim Dedja nisi punen si anetar i Gjykates Kushtetuese ne fund te majit 2010. Eumlshte nje prej tre emrave te dekretuar nga Presidenti Topi se bashku me Altina Xhoxhajn dhe Vangjel Kosten me 13 maj 2010. Me 20 maj 2010 Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit te Republikes per emerimin e Altina Xhoxhajt dhe Bashkim Dedes ne detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa rrezoi dekretin e emerimit te Vangjel Kostes. I dekretuari nga Presidenti ka marre dje miratimin e Komisionit te Ligjeve. Kreu i komisionit Ilir Rusmali deklaroi se per kandidaturen e re do te ndiqej e njejta procedure si per paraardhesin e tij. Per te rifreskuar memorien e kolegeve une kam ketu perpara edhe proceduren pararendese te shqyrtimit te dekretit per emerimin e zotit Vladimir Kristo ne detyren e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Raporti i Komisionit te Ligjeve per ate dekret parashikon vleresimin nga ana formalo-juridike dhe nga ana procedurale e dekretit plotesimin e kritereve te cilat jane ne fakt te marra nje here ne shqyrtim jo shume me pare nga ky komision per te qene anetar i Gjykates Kushtetuese dhe pastaj propozimi per tia kaluar per shqyrtim seances. Kjo procedure nuk parashikon seance degjimore sepse kandidati per kryetar eshte anetar keshtu qe nuk ka seance qe zhvillohet ne seance degjimore per gjerat qe i perkasin kryetarit te gjykates - tha Rusmali. Pa diskutime te metejshme Dedja ka marre miratimin e mazhorances dhe opozites ne Komisionin e Ligjeve.

CV e kandidatures per kryetar te Gjykates Kushtetuese

Pervoja profesionale

Korrik - tetor 1993 jurist prane Ministrise se Punes dhe Emigracionit ne Tirane

Tetor 1993 - gusht1996 gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane

Gusht 1996 - shkurt 1998 gjyqtar prane Gjykates se Apelit Tirane

Shkurt 1998 - maj 2010 gjyqtar prane Gjykates se Apelit Durres

24 maj 2010 e ne vazhdim gjyqtar prane Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise

Shtator 1993 e ne vazhdim pedagog i jashtem ne Fakultetin e Drejtesise Tirane Katedra Penale lenda E Drejta Penale

Tetor 1999 e ne vazhdim edhe pedagog i jashtem i Shkolles se Magjistratures Tirane lenda Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor

Tetor 2001 - tetor 2005 anetar i Bordit Drejtues te Shkolles se Magjistratures Tirane

Tetor 2001 e ne vazhdim ekspert i Trajnimit Vazhdues ne Shkollen e Magjistratures Tirane

1993 anetar i grupit te punes per hartimin e Kodit te Punes

1996 - 1997 anetar i grupit te punes per permiresimin e Kodit te Procedures Civile

2000 - 2001 anetar i grupit te punes per permiresimin e Kodit Penal dhe Kodit te Procedures Penale

Dhjetor 2007 - maj 2010 anetar i Komisionit te Mbrojtjes dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›