Pronat Alibeaj kunderpergjigje PS-se Ligji eshte kushtetues

Ligjvenesi demokrat sqaron pronaret Nuk pengohet Strasburgu. Socialistet paralajmerojne ankimim ne Kushtetuese.
Hartuesi i ligjit te pronave i cili u votua pak dite me pare ne Parlament pas kthimit mbrapsht nga Presidenti Enkelejd Alibeaj sqaron ligjshmerine e ligjit te iniciuar prej tij. Sipas tij drafti eshte teresisht ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten. Sipas tij ky ligj synon te rregulloje ato deformime te krijuara nder vite nga Agjencite e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te cilat rendojne drejtperdrejt mbi ish-pronaret. Pak dite me pare shoqata Pronesi me Drejtesi deklaroi se mazhoranca synon qe me kete ligj te bllokoje pronaret shqiptare qe ti drejtohen Gjykates se Strasburgut. Sipas Alibeajt ky eshte nje keqinterpretim dhe si hartues i ligjit sqaron se ky ligj jo vetem nuk pengon pronaret te shkojne ne Strasburg por nxit zbatimin e vendimeve te kesaj gjykate. Alibeaj shte ligj i cili ne thelbin e vet nuk ben gje tjeter vetem krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga AKKP-ja. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe AKKP apo KKP te kene gabuar ne dhenien e prones Nuk ka shqiptar qe te mos thote jo. Po ka gabuar. Dhe gabimi eshte nga minimal njerezor deri edhe tek kriminal vjedhja. Pikerisht per kete do te duhej qe shteti administrata te ndermarre kete mekanizem korrigjues - ka shpjeguar Alibeaj. Opozita dhe shoqata Pronesi me Drejtesi ka dale kunder ketij ligji te ri duke deklaruar se mazhoranca synon qe me kete ligj te bllokoje pronaret shqiptare qe ti drejtohen Gjykates se Strasburgut. Por sipas Alibeajt kjo nuk eshte e vertete. Nese nje individ mund ti drejtohet sistemit gjyqesor absolutisht mund ti drejtohet edhe Gjykates se Strasburgut. Ne thelbin e vet Gjykata e Strasburgut kur ka cenuar vendime te sistemit te brendshem gjyqesor shqiptar ka thene pikerisht se shteti shqiptar duhet te gjeje zgjidhje. Dhe zgjidhje jep pikerisht ky ligj. E kunderta pra ky ligj jo vetem qe nuk i pengon qytetaret te shkojne ne Strasburg por ben nje zbatim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut. Pengon shqiptaret te shkojne ne Strasburg po ne kuptimin qe u jep mundesi zgjidhje problemeve te tyre ketu brenda para se te shkohet ne Gjykaten e Strasburgut - tha Alibeaj. Deputeti demokrat Alibeaj mori persiper te rregullonte ligjin ne fjale pasi disa nene te tij u rrezuan nga Gjykata Kushtetuese. Keto ndryshime u kundershtuan nga Presidenti Bamir Topi i cili e riktheu per diskutim ne Kuvend. Gjate debateve ne seance plenare Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje opozites qe te votonte ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave duke theksuar se ky ligj djeg pronaret e jashteligjshem. Berisha theksoi se nje numer i madh pushtetaresh kane grabitur pronat e pronareve nepermjet korrupsionit dhe shperdorimit te pushtetit dhe ky ligj eshte kunder ketyre pushtetareve. Sipas tij nuk eshte e rastit klithma e ketyre diteve per kete ligj se beteja per pronen eshte beteja per sistemin. Ky ligj u djeg vetem atyre qe kane pervetesuar pronat e te tjereve - theksoi Berisha duke shtuar se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore. Duke iu drejtuar deputeteve te opozites Kryeministri Berisha theksoi se ata kembengulin qe te mos e miratojne ligjin per pronen pasi fshehin prapa gjithe tokat e grabitura. Une e kuptoj se ju fshihni prapa gjithe hipoteken por ju them juve se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore. Ju nuk doni ta miratoni pasi ju imponon hipoteka juaj - iu drejtua Kryeministri deputeteve te opozites. Pas debateve te gjata mazhoranca e miratoi perseri ligjin pa ndryshime. -------------Pronat PS debate te forta sot ne seance Partia Socialiste ka paralajmeruar debate te forta ne seancen e sotme plenare lidhur me ndryshimet e ligjit te pronave nisme kjo e deputetit Enkelejd Alibeaj. Ky draft tashme eshte botuar edhe ne fletoren zyrtare duke hyre teresisht ne zbatim. Por pavaresisht kesaj PS kundershton jo vetem ligjin ne thelb por dhe menyren e tij te votimit ne seance plenare. Pak dite me pare selia roze ka vendosur ne mbledhjen e saj te grupit parlamentar qe te debatoje fort sot ne seance per kete ligj dhe per menyren e tij te votimit e cila sipas tyre nuk ishte korrekte. Edhe gjate mbledhjes se djeshme te Konferences se Kryetareve kreu i deputeteve te PS-se Gramoz Ruci ka deklaruar se votimi per kete draft ishte i parregullt prandaj ai nuk duhet te merret parasysh. Socialistet kane paralajmeruar nderkohe ankimimin ne Gjykaten Kushtetuese te ligjit.