E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i Qarkut ne Berat do drejtohet nga Aleanca per Qytetarin

Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin.

Petrit Sina, i koalicionit Aleanca për Qytetarin është zgjedhur në mbledhjen e Këshillit të Qarkut kryetari i ri.

Gjatë votimit, Sina mori 3 vota më shumë se ish-kryetari i këtij këshilli, Pelivan Shatri.

Zgjedhja e Sinajt në krye të këtij institucioni konsiderohet si fitore për koalicionin e djathtë pasi prej 15 vjetësh kjo zonë drejtohej prej të majtëve.

Në mbledhje kanë qenë prezent kryetari i LSI-së Ilir Meta si dhe deputetët e këtij qarku Genc Pollo, Lefter Maliqi, Mehmet Xheka dhe Nasip Naço.

Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit të Qarkut ka nisur me prezantimin e dy kandidaturave.

Për Aleancën për të Ardhmen kandidoi kryetari aktual i këtij këshilli Pelivan Shatri, ndërsa nga ana e koalicionit të Aleanës për Qytetarin ka kandiduar sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Petrit Sina, i cili vjen nga radhët e LSI-së. pas procesit të votimit votuar 51 të zgjedhurit vendorë dhe anëtarët e këshillit të qarkut.

Aleanca për Qytetarin ka në këtë këshill 26 të zgjedhur, ndërkohë që Aleanca për të ardhmen ka 24 përfaqësues.

Kryetari i këshillit të qarkut për katër vitet e ardhshme do të jetë kandidati i Aleancës për Qytetarin, i cili ka marrë 27 vota, kundrejt kandidatit të Aleancës për të Ardhmen Pelivan Shatri, i cili ka mori 24 vota.

Zgjedhja e Sinajt në krye të këtij institucioni konsiderohet fitore e koalicionit të djathtë, pasi deri në zgjedhjet e fundit lokale kjo trevë konsiderohej si një prej bastioneve me orientim të majtë.

Aleanca PD-LSI konsiderohet si elementi kyç i kësaj fitoreje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›