Berisha në Opinion: Rama më kërkoi të bashkëqeverisim Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320'
Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD, Sali Berisha bëri mbrëme publike në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, detaje të arritjes së marrëveshjes me LSI për qeverisjen e ardhshme, tentativat e Ramës për të bashkëqeverisur me Berishën, komentet e tij për standartet e zgjedhjeve, prioritetet e 4 viteve të ardhshme të qeverisë së integrimit. Kreu i qeverisë tha se Edi Rama i ka kërkuar atij të bashkëqeverisë, duke i ofruar deputetë nga radhët e PS për të formuar një qeveri me bazë të gjerë. Në të kundërt, nëse PD do të formonte qeveri me LSI, Rama nuk do të njihte zgjedhjet dhe do të organizonte protesta në rrugë.
Berisha “Do të ishte gabimi më i madh po të shkoje tek koalicioni me atë, sepse do e lije vendin pa opozitë. megjithëse, katër deputetë nuk mund të kondiderohen opozitë. Sapo u drejtova në mënyrë transparente drejt Zotit Meta, Zoti Rama bëri çdo përpjekje për të mos e lejuar këtë koalicion. Së pari ofroi me kërcënim, koalicion me emisarët e tij, që ose koalicion ose nuk do të njohim rezultatin dhe do alim në rrugë.”
Duke shpjeguar arsyet që çuan në një qeveri integrimi me LSI, Berisha tha se ky ishte një bashkëpunim i diktuar nga vota e shqiptarëve.
Berisha “Unë gjithnjë kam qeverisur me koalicion, por ky me LSI u diktua nga vota e 28 qershorit. Kjo ishte gjëja më e mirë për vendin dhe është i bazuar në një marrëveshje të hapur.”
Berisha u shpreh se Rama e ka të vështirë që ta pranojë humbjen, ndaj dhe krijon edhe alibira si ai i mandatit të Fierit në KQZ. Sipas Berishës, Rama mund të krijonte një standart të ri në politikën shqiptare duke i uruar Berishës fitoren. Të njejtën gjë tha ai do të bëja dhe unë, e madje do të kisha dhënë dorëheqje nga jeta politike.
Berisha “Rama duhet të më telefononte dhe të pranonte humbjen. Une do ta bëja dhe do të largohesha nga skena politike. Rama duhet të ndjekë shembullin e Nanos për dorëheqjen nga partia, por githsesi kjo është punë e PS. Nano nuk është pjesë e marrëveshjes me LSI është çështje e PS.”
Lidhur me koalicionin PD-LSI, Berisha tha se ai do të ngrihet mbi baza të qendrueshme dhe bazohet në bashkëpunimin 4-vjeçar për zhvillimet kryesore në vend, si zgjedhjet lokale, ndryshimi i Kodit të Zgjedhjeve, etj
Berisha “Do të kemi bashkëpunim afatgjatë me LSI, për zgjedhjet lokale si dhe për të ndryshuar kodin. Unë s’kam dashur që ta ndryshoj Kodin, por ka insistuar PS dhe ajo ka dashur të diskriminojë LSI dhe Rama fantazon e thotë se kjo ka qenë skemë paralektorale e bashkëpunbimit me LSI.”
Ndër prioritetet më të rëndësishme të qeverisë së re, Berisha përmendi integrimin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në Europë brenda vitit të parë të mandatit të dytë, punësimin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndërtimin e një infrastrukture moderne etj. Shefi i qeverisë u ndal veçanërisht në çështjen e Unazës së Madhe të Tiranës, një vepër që do të kushtojë 400 milionë euro dhe që do të ndërtohet nga qeveria
Berisha “Do ta ndërtojmë ne, ka 8 korsi, Bashkia s’ka kapacitete. Nuk mund ta lemë Tiranën pas dore.”
Kryeministri foli edhe për rolin e Prokurorisë, duke shtuar se kryeprokurorja Ina Rama, u përfshi në fushatën elektorale duke mbajtur peng dy dosjet, atë të Rrugës Durrës-Kukës dhe të zotit Mediu për çështjen e Gërdecit.