E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, mblidhin skrap shënmbet godina dy të vdekur

Ishin të pestë familjarë, e prej kohësh mblidhnin hekur në këtë ndërtesë, dikur magazinë e ndërmarrjes së grumbullimit, për ta shitur për skrap. Por, mbrëmja e të enjtes rezultoi fatale për dy prej tyre, të cilët vdiqën në vend, Fatjon Shkoza 21 vjeç dhe Shpëtim Shkoza 10 vjeç, si pasojë e shembjes së çatisë së ndërtesës, që i zuri përfund. Nga ndërhyrja e zjarrfiksëve, u bë e mundur nxjerrja nga rrënojat e tre personave të tjerë të familjes, të cilët u çuan menjëherë në Urgjencën spitalore të qytetit të Korçës. Njeri prej të mbijetuareve tregon çastet e rënda të rrëzimit të ndërtesës mbi kryet e tyre. Shembja e ndërtesës, sipas hetimeve paraprake ka ndodhur për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme që është bërë në konstruksionin e ndërtesës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›