E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Paris, i pranishëm në Konf. për biznesin

Kryeministri Berisha mori pjesë në konferencën se organizuar në Paris nga Shoqata franceze e biznesit. Berisha tha se ky takim, bëhet në një periudhë mjaft të rëndësishme për proceset integruese që po kalon rajoni. 

TIRANE- Kryeministri Berisha nisi vizitën e tij në Francë, dhe mori pjesë në konferencën se organizuar në Paris nga Shoqata franceze e biznesit dhe presidenti i Këshillit drejtues të kompanive franceze, Charles Paradis ku ishin të pranishëm përfaqësuesit më të rëndësishëm të biznesit francez, të korporatave të mëdha, të grupeve bankare, grupeve të menaxhimit etj.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha tha se ky takim, bëhet në një periudhë mjaft të rëndësishme për proceset integruese që po kalon rajoni. Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe e Malit të Zi, si dhe anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO e kanë bërë rajonin tonë një rajon më të lirë -tha kryeministri shqiptar.
Kryeministri u ndal në politikat ekonomike dhe theksoi se qeveria shqiptare ka prezantuar një buxhet i cili i lejon Shqipërisë të ruajë ekuilibrin makro-ekonomik, të vendit. Berisha u shpreh i bindur se ekonomia shqiptare do t’u rezistojë pasojave të krizës globale, duke njohur rritje edhe për vitin 2009 .

Berisha tha se do të vazhdojë të mbetet prioritet i qeverisjes së tij lufta me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe krimit, objektiva këto që sipas tij nxorën Shqipërinë nga harta e vendeve të zeza të trafikut. Berisha njohu investitorët francezë me potencialet turistike që ofron vendi dhe se prioritet mbetet investimi në infstrukturë, i 10% të GDP.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe në situatën e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai tha se qeveria shqiptare do të ndërmarrë të gjitha hapat për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, konform të gjitha standardeve ndërkombëtare.

Kryeministri ka takuar në Francë ministrin e jashtëm, Bernard Kushner ndërkohë që do të pritet në një takim të vecantë nga Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi në Pallatin Elyzee.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›