Korçë, i grabitet banesa, pronari denoncon në polici
Vjedhjet e shtëpive janë kthyer më në modë se kurrë në Korçë. Shënjestra e radhës ka qenë banesa e Sytki Mançkës, banor i lagjes 4 në qytetin juglindor. Grabitësit, të cilët janë ende të paidentifikuar nga policia, kanë hyrë gjatë orëve të pasdites së mërkurë dhe kanë vjedhur disa objekte të çmueshme që kanë gjetur në të, ndonëse kanë kërkuar për të holla.
Vlera e dëmit nga kjo vjedhje shkon në 100 mijë lekë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshon që autorë të jenë dy persona banorë të kësaj lagjeje, të cilët kanë hyrë në apartamentin e të dëmtuarit nga dritarja, pasi shtëpia ndodhet në katin e parë.