Shëndeti Publik: Durrës-Vlorë, shumë zona të ndotura nga ujërat e zeza
Drejtuesit e shëndetit publik bëjnë të ditur pikat më të ndotura të bregdetit ku duhet të shmanget plazhi. Duke filluar nga Shkëmbi i Kavajës e deri në bregdetin e Vlorës ka zona të tëra ku ujërat e zeza rrisin tej çdo norme sasinë e mikrobeve në det.
Monitorimi vazhdon ende edhe pse asnjë nga gjobat e vëna në lokalet e bregdetit nuk vilet. Para fillimit te sezonit turistik, Ministria e Shendetësisë u ka kërkuar drejtoreve te qarqeve kryesore të vendit për të kaluar në site kushtet higjienike në bare dhe restorante. Ndërsa kërcënimi më i madh këtë verë jo vetëm në plazh por edhe në kryeqytet është uji i ndotur.