Berisha: Rama si pllakë gramafoni, pa projekte, premton vetëm jelekun tim
PATOS-Ndërsa PS kreu mitingun paradite, PD zgjodhi pasditen në Patos për mitingun e radhës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.
Kryeministri Berisha në fjalën e tij premtoi se qeveria do vijojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, do ndajë dhe pagën e 13-të për administratën si dhe do të shumëfishojë projektet me qëllim, përmirësimin e jetës së qytetarit.
“Këto vite kemi hapur një kapitull të ri për gjeneratat që vijnë. Këto vite kemi firmosur anëtarësimin në NATO. Kemi firmosur lëvizjen e lirë pa viza në Europë, kemi merituar statusin e vendit kandidat dhe së shpejti do ta marrim atë. Kemi investuar në infrastrukture”.
“Në këto vite, në një kohë krize për Europën, ia kemi dalë të kemi rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë. Këto arritje i konsiderojmë si një bazë për të ndërmarrë 4 vitet që vijnë planin më të fuqishëm të punësimit të qytetarëve. Projektin e rritjes së mirëqenies, rritjes së rrogave dhe pensioneve për qytetarët shqiptar”, tha Berisha.
Kryeminsitri u shpreh se "rritjen e punësimit e bazojmë tek ulja e mëtejshme e taksave. Pak vite më pare vendosëm barrën fiskale më të ulët në botë. Taksën e të dhjetave. Anëtarësimi në NATO dhe taksa e sheshtë bënë që bizneset e vogla të rriten me 50% dhe bizneset e mesme dhe të mëdha të rriten me 250-300%. Tani hoqëm çdo taksë mbi çdo makineri, çdo material që biznesve u duhen për prodhim. Ulëm me 20% koston e investimeve të bizneseve për prodhimin dhe kjo do të sjellë zgjerimin e tyre”.
Kemi mundur të tërheqim, vijoi kreu i qeverisë, “4.2 mld dollarë investime. 4 vitet që vijnë jemi të vendosur të thithim së paku 6 mld investime. Projekte të mëdha kanë nisur dhe nisin së shpejti. Kaskada e Devollit do të nisë ndërtimin. Shumë herët do të merret vendimi për gazjsellësin TAP, i cili do të punësojë mijëra e mijëra qytetarë dhe do të fillojë procesi i gazifikimit të plotë të familjeve shqiptare. Në këtë mënyrë ulet kostoja e jetesës, e energjisë për gatim dhe ngrohje. Shqipëria do të jetë një nga vendet e zhvilluara me gazifikim të plotë”.
“4 vitet që vijnë do të punësojmë masivisht qytetarët, fermerët tanë në fermat e tyre. Finacuam 45 mijë grante të fermerëve shqiptarë. 4 vitet që vijnë, për të rritur punësimin, do të trefishojmë grantet për bujqësinë, do të ndërtojmë sistemin më modern vaditës. Nga 56 milionë dollarë do të financojmë 165 milionë dollar”, tha Berisha.
“Në të katër anët e vendit, vijoi Kryeministri, “do të ndërtohen dhe po ndërtohen qindra HEC-e, ku do të punësohen së paku 30 mijë qytetarë. Do të shkojmë drejt dyfishimit të turizmit që punëson sot 150 mijë qytetarë. Shqipërinë e sollëm në moshën dixhitale. Sot në këtë fushë do të punësohen së paku 26 mijë qytetarë në mbarë vendin”.
Sipas kryeministrit këto janë ato çfarë ofron e djathta, ndërsa akuzoi kundërshtarin politik Rama se shpif e trillon në cdo deklaratë që bën në fushatë.
“Pse shan administratën në mitingje ai. Kur ai vetë sot në mitingun që bëri në Patos kishte në secilin krah të vetin drejtora, pjestarë të administratës së qeverisë Berisha. Çfarë do thotë për ata, nuk janë robër ata drejtora. Ai shpif, trillon, njerëzit nuk duhet ta dëgjojnë dhe të njëjtat gjëra thotë vazhdimisht. Është bërë si pllakë gramafoni, ngado e kthen të njëjtat gjëra thotë. Nuk ndaloj asnjë unë të dalë në mitingje. Ne do bëjmë fushatë të qytetëruar, të bazuar në argumenta, një fushatë që ka në themel besimin tek fuqia juaj, liria ekonomike, dhe përpjekjen e madhe që ajo të ketë sukses. Ndaj ju ftoj që më 23 qershor të votoni numrin 44, votoni PD, votoni fitoren”.
CAKRAN, BERISHA: TAKSA PROGRESIVE SHKATËRRON VENDE PUNE
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mitingut elektoral për prezantimin e kandidatëve për deputetë në Cakran se, “projektet e përbashkëta kanë ndryshuar jetën e kombit. Projekte që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, lëvizjen e lirë në mbarë Europën, që sollën rekomandimin e statusit të vendit kandidat, të cilin së shpejti do ta marrim”.
Kryeministri u shpreh se "ka dy alternativa. Ajo e PD-së që mbështet qytetarin për rritjen punësimit dhe mirëqenien e tyre dhe alternativa tjetër që kërkon të vendosë taksën progressive që shkatërron vendet e punës.
“Taksat e qytetarëve janë përdorur mbi 60% për të ndërtuar rrugët, ujësjellësat kanalizimet në mbarë Shqipërinë. Kemi financuar 42 mijë projekte fermerësh. Por sërish kemi punë për të bërë, rrugë për të ndërtuar në Mallakastër, Cakran dhe gjithë Shqiëprinë. Kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë, por rrugët e Shqipërisë janë mbi 18 mijë km. 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë në Shqipëri sistemin më modern të vaditjes. Qeveria ka ndërtuar ujësjellësa, kanalizime po ku i ke projektet cfarë rruge do u premtosh përvecse jelekut të Sali Berishës? Ju jap fjalën se do të jetë projekti ynë më madhor. Do të shkojmë drejt një sistemi vaditës më të mirë. 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermerët”, tha Berisha.
Duke folur për vështirësitë në shitjet e vajit të ullirit, Kryeministri garantoi se do të vendoset sistemi më i sigurt i çertifikimit dhe do të inkurajohen partnerët që të blejnë vaj ulliri të cilësisë më të mirë.
“Alternativa tjetër. Ndiqeni vetë çdo ditë. Shtron pyejten pse qeveria s’i ka bërë keto vite këto që thotë. Naiv. Qeveria këto vite ka ndërtuar e rindërtuar rrugë më te cilat po ecën me autobusin mavi por xhamat nuk të lejojnë të shohësh. Qeveria ka ndërtuar projekte në 1300 shkolla dhe në këtë komunë i ka ndërtuar të gjitha. Qeveria ka ndërtuar ujësjellësa, sisteme kanalizimesh. Ka mbështetur fermerët. Çfarë u ofron shqiptarëve përveç se je kundër Sali Berishës. Shoku i autobusit që nuk ka asnjë alternativë thoshte dje në Kutalli se atë që kam bërë për Tiranën do ta bëj edhe për ju. Fermerët nuk kanë nevojë për mashtrime, kanë nevojë t’i sigurosh se do i mbrosh prodhimin e tyre. Kanë nevojë t’i ndërtosh atyre rrugët”, tha Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, “ Me taksën progresive kreu socialist kërkon me çdo kusht të shkatërrojë vende pune, të largojë biznese nga Shqipëria, sepse taksa progresive e tij është e damkosur si taksa që rrënon vendet e punës.
"Premton se do të heqë tvsh-në për vajin. Por nëse e heqim ne tvsh-në për vajin, atëherë Italia, Greqia dhe Spanja do të sjellin vajrat e tyre dhe do na mbeten ullinjtë, pasi s’ka më leverdi”, tha Kryeministri Berisha.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kavajë, fermerët: Administrata e korruptuar. Berisha: Denonconi rastet Durrës, Berisha: Nihilisti Rama flet për një Shqipëri tjetër, atë të Mesjetës Berisha merr çmimin “Fisnikëria Tiranase”, reagon Rama e Topi: Turp!