E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Pogradec Do shkurtojme distancen me Tiranen

Me premtimin se do të mbështesë të gjitha projektet për Pogradecin, Kryeministri Berisha ka mbyllur turin elektroal në këtë qytetat. Ai theksoi se pas 4 vitesh distance Tirana-Pogradec do të shkurtohet me një orë.

“Jam këtu për t’u zotuar para jush se do të mbështesim çdo projekt tuajin, të kryetarit tuaj të bashkisë, të kryetarëve të komunave për të lehtësuar e përmirësuar gjithnjë e më shumë jetën tuaj. Katër vitet që vijnë distanca Pogradec-Tiranë do të jetë rreth një orë. Autostrada Qafë Plloçë-Librazhd dhe ajo Elbasan-Tiranë e bëjnë Pogradecin një qytet turistik të çdo sezoni, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë Evropën”-tha Berisha.

Nga Pogradeci, kryeministri Berisha kërkoi që më 8 maj shqiptarët të votojnë koalicionin “Aleanca për Qytetarin”.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›