Regjistrimi Etnik Godo flet per tentativat e Greqise

Rregjistrimi i Popullsisë dhe ngutja e vendeve fqinje për përshpejtimin e këtij procesi kanë bërë që politolog, historianë dhe analistë të ngrenë tezat e tyre për mbrojtjen e identitetit shqiptar.
Plaku i urtë i politikës, Sabri Godo thotë se insistimi i palës greke për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri fsheh pas tentativat për shtimin në mënyrë artificiale të minoritetit grek në vendin tonë.
“Këtu po luhet një lojë dhe haptas fare. Mjafton të shohim deklaratat që ka bërë herë pas here ministria e Jashtme greke që përshëndet iniciativën e Berishës për regjistrimin. Përshëndet këtë nismë të qeverisë dhe kërkon ta realizojë këtë sa më shpejt. Pse e ka këtë ngut qeveria greke? Ç’i hyn asaj në punë, bëjmë apo nuk bëjmë regjistrim ne? Se do të dal tamam atje ku është thënë në mënyrë të qartë dhe ndoshta pak brutale, por fare të drejtë. Duan medoemos të rrisin numrin e e qytetarëve me kombësi greke në Shqipëri”-tha Godo.
Qëndrimi i politikanit Godo u bë gjatë aktivitetit për ndërgjegjen kombëtare të organizuar nga Instituti i Studimeve për çamërinë.
Erjon Ajazi