E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmenet amerikane thirrje per zgjedhje te drejta ne Shqiperi

Komiteti amerikan i Helsinkit u beri thirrje autoriteteve shqiptare dhe te gjithe pjesemarresve ne zgjedhjet vendore te 8 majit te bejne cdo perpjekje per te garantuar se procesi zgjedhor do te realizohet ne perputhje me angazhimet dhe normat e OSBE-se.

Ne nje deklarate te publikuar sot kryetari i ketij Komiteti Kris Smith tha se tani qe mbeten pak dite nga votimet eshte e nevojshme qe te kete transparence maksimale lidhur me keto zgjedhje si dhe nje angazhim te shprehur nga ana e zyrtareve zgjedhore per nje proces te lire dhe te drejte.

Votuesit tha zoti Smith duhet ta dine se vendimi i tyre ne kutine e votimit  do te respektohet dhe do te numerohet. Sidomos ne Shqiperi tha ai votuesit meritojne te dine se pas dy dekada zgjedhjesh qe nuk i plotesuan standardet demokratike ky vit do te jete ndryshe. Ky vit tha zoti Smith duhet te jete nje pike kthese ku te mbizoterojne parimet demokratike dhe ku njerezit te kene besim te vertete ne saktesine e rezultatit te zgjedhjeve.

Zoti Smith shprehu shqetesim lidhur me raportet per incidente dhune gjate fushates zgjedhore.

Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Robert Aderholt i cili ben pjese gjithashtu ne Komisionin amerikan te Helsinkit dhe qe e ka vizituar disa here Shqiperine ne te kaluaren tha se shpreson qe keto zgjedhje te jene te drejta dhe te pasqyrojne vullnetin e popullit ne menyre qe ata te cilet do te zgjidhen qofshin ne shumice apo ne pakice te mund te punojne ne menyre konstruktive ne nivel vendor. Shpresoj tha ai se keto zgjedhje vendore do te sherbejne si shembull pozitiv per zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›