E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Prizren, promovohet abetarja e përbashkët

Kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Prizren për të promovuar abataren e përbashkët Shqipëri-kosovë. Ceremonia sot të zhvillohet në Qendrën Sportive "Sezai Surroi’’ ku përveç kryeministrit të Shqipërisë do të jetë i pranishëm edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi.
 

Teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë u përzgjodh nga komisioni vlerësues në 24 prill. Abetarja ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.

“Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t`u ofrohet edhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.
Ministria e Arsimit ka theksuar se unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive dhe do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›