E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Romë, mblidhen krerët e partive të CDI

Kryeministri Sali Berisha u nis për në Romë, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Internacionales së Demokratëve të Qendrës.

Sipas kryeministrise, në këtë takim, i cili zhvillohet çdo dy vjet, marrin pjesë krerët e partive anëtare të CDI-së nga 75 vende të botës.

“Takimi drejtohet nga Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës, Pier Ferdinando Casini dhe ne te do të marrin pjesë liderë politikë nga vendet anëtare, ndër të cilët kryeministrat e Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë. I ftuar i veçantë në punimet e Internacionales së Demokratëve të Qendrës do të jetë Kryeministri italian, Mario Monti, i cili, për nder të krerëve të qeverive pjesëmarrëse në takim, do të shtrojë një drekë të veçantë”- thuhet ne njoftim.

Në fokus të këtij takimi do të jetë rëndësia e ndërtimit të konsensusit dhe qëndrimit të përbashkët mes të gjitha partive politike anëtare të Internacionales së Demokratëve të Qendrës, në kuadrin e momenteve të vështira që po kalon Evropa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe rajonet e tjera të botës.

Ditën e shtunë datë 22 shtator, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në audiencën private që Shenjtëria e Tij Papa Benedikti i XVI do të japë për të ftuarit e Internacionales së Demokratëve të Qendrës, në rezidencën e tij verore në Kështjellën Gandolfo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›