Nishani Drejtesia eshte sfida kryesore e axhendes sime presidenciale
Optimizmi për marrjen e statusit kandidat në BE, platforma në krye të shtetit dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, zgjedhja e kryeprokurorit ishin disa nga çështje të trajtuara në intervistën e Presidenti të Republikës, Bujar Nishani në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Pas përfundimit të vizitës së tij në Bruksel, Presidenti Nishani shprehu besimin e tij se Shqipëria do të marrë një përgjigje pozitive lidhur me kërkesën për statusin e vendit kandidat, shpresë kjo e bazuar pikërisht në takimet me zyrtarë të lartë të BE-së. Ndërkohë që ka qenë i qartë dhe i prerë për kohën dhe mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas tij, mandati i kryeprokurorit ë3shtë i përcaktuar në Kushtetutë. Ligji themeltar dhe kuadri ligjor sipas tij janë të qartë dhe përcaktojnë si mandatin ashtu dhe kohën kur Kuvendi do të ketë dekretin e Presidenti për këtë çështje. Njëkohësisht, nuk mund të mos ishte pjesë e kësaj bisede dhe vrasja e kryekomisarit Adem Tahiraj, çështje për të cilën Presidenti Nishani në rolin e Kryetarit të KLD-së garantoi se do të bëhet një analizë dhe një hetim i gjerë, për të nxjerr të gjitha përgjegjësitë, për një krim të tillë.
Vrasja e kryekomisarit Tahiraj Akt barabar, kriminal dhe natyrisht krim kundër shtetit. Kla një ndryshim aktivitetit kriminal dhe forcës së ligjit. Fakti që ky individ nuk ka qenë dënuar për veprat e kryera kërkon një hetim të gjerë. Shteti nuk duhet të dekurajohet nga praktikat jo ligjore të mëparshm të strukturave të drejtësië. Të gjithë analizat e nevojshme dhe të domosdoshme do të bëhen, si dhe të nxjerrin të gjitha mësimet dhe të përcaktojmë angazhimet përpara opinionit publik dhe drejtësisë. Do të bëhet publike çdo provë dhe çdo qëndrim dhe ç përgjegjësi e KLD-së. Drejtësia është sfida kryesore e axhendës sime presidenciale. Zgjedhja e gjyqtarëve Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë një model të sistemit të drejtësisë, pasi ka përvojën e praktikave europiane. Ne kemi një numër të madh gjyqtarësh me integritet dhe moral të lartë, por promovimi i tyre është bërë jo në mënyrën e duhur. Prandaj propozoj që nga sistemi vlerësimit të shkojmë tek ai i pikëzimit. Do të shkojmë drejt këtij sistemi brenda një afati të shkurtër të këtij mandati.
Vizita në Bruksel Jam optimist që Shqipëria do të marrë statusin. Konstatova që vlerësimet e tyre ishin shumë reale, problematikat që ka shfaqur vendi, që kanë qenë pjesë e rekomandimeve të KE, njiheshin nga ata, ashtu si dhe me masën e realizimit të tyre. Çdo orë dhe çdo ditë që ka mbetur deri në shpalljen e raportit është tërësisht e mundur që të realizohen dhe ato detyra që kanë mbetur. Përgjigjia pozitive varet nga vijimi i kësaj përgjegjshmërie që kanë shpallur palët, për të miratuar Kodin Elektoral, ngritjen e grupeve të punës së përbashkët për ligje, si rregullorja parlamentare. Duhet theksuar se votimi në parlament i kufizimit të imunitetit ka qenë një vendim që ka lënë mbresa pozitive në PE. Integrimi evropian është diskutuar dhe është si një proces, ku kemi parasysh një udhë, plot me sfida dhe çdo hap që hidhet sjell risi. Detyrimet janë të njëjta për të gjitha vendet që kërkojnë të aderojnë në BE, por problem për vendin tonë është mosgjetja e gjuhës së përbashkët mes palëve, e kjo kryesisht për çështjet e integrimit. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Debatet, komentet janë pjesë e politikës, e shoqërisë civile, e medias, Presidenti ka një zgjedhje, respektimi i kushtetutës. Dekreti do të shkojë në Kuvend në momentin kur e përcakton Kushtetuta do shkojë. Ajo është e qartë, kemi kuadër ligjor të plotë dhe të qartë, nuk lë vend për dyzim të Presidenti. Nuk ka ende një nismë për riemërimin e Ina Ramës, por prokuroria si institucion nuk është në nivelin që duhet të ishte, Presidenti i Republikës ka një pritshmëri më të madhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.