Berisha në SPAK për “detyrimin e paraqitjes”, GJKKO shqyrton kalimin ose jo të dosjes për gjykim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e kësaj të hëne (5 maj) në Prokurorinë e Posaçme në përmbushje të detyrimit të paraqitjes përcaktuar nga SPAK për dosjen “Partizani”.
Po ditën e sotme, Gjykata e Posaçme do të përcaktojë gjithashtu nëse kjo dosje do të kalojë apo jo për gjykim, proces i cili vijon të shtyhet prej gjashtë muajsh, ku shkak janë bërë mungesa e avokatëve, si dhe së fundmi kërkesa e palës mbrojtëse për përjashtimin e gjyqares Flojera Davidhi, të cilën e akuzojnë për njëanshmëri në vendimmarrje.
Sali Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi është në “arrest shtëpie” për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Çështja lidhet me hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
/rtsh.al/