E Shtunë, 31 Tetor 2026

Catherine, e lumtur me adoptimin e vajzes

Aktorja Catherine Heigl dhe bashkeshorti i saj, Josh Kelley, se fundmi adoptuan vajzen Adelaide, ndersa mamaja e lumtur ka zbuluar per mediat, se ishte mbushur me emocione kur mori ne krahe per here te pare vajzen. "Une nuk qaj lehte ose shpesh, por me duhet te pranoj se ky ishte momenti, ne te cilin emocionet me pushtuan krejtesisht. Ka pasur nga pak edhe lot dhe shume gezim", - ka thene aktorja, e njohur per rolin e saj ne "Grey's Anatomy". Catherine dhe Josh tashme kane pasur vajzen trevjecare Nalin, te cilen e kane adoptuar ne Korene e Veriut. "Gjithmone e kam ditur se do te deshiroja te adoptoja nje femije dhe pastaj rashe ne dashuri me nje mashkull, i cili kete e ka mbeshtetur. Kurre nuk kam ndjere se ka rregulla qe thone se si duhet te krijohet nje familje", - ka thene aktorja.

Duke shpjeguar origjinen e emrit te vajzes se tyre te re, Heigl tha "Emri i saj i plote eshte Adelaide Marie Hope Kelley - Adelaide per shkak te gjyshes sime te madhe, Marie nga emri im i mesem dhe Hope per shkak te shpresave jetesore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›