Berisha në Shkodër, mediat mbahen 100 m larg
Mediat janë lënë sot shumë larg vendit ku kryeministri Berisha zgjodhi për të përuruar një nga veprat e mëdha energjitike, siç është hidrocentrali i Ashtës. Gardistët kanë urdhëruar mbajtjen larg të tyre, duke preferuar vetëm TVSH dhe Klan.
SHKODER- Gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në inagurimin e hidrocentralit të Ashtës, janë ndaluar të gjitha mediat, përvec Televizionit Publik Shqiptar dhe TvKlan. Gazetarja e News24 raporton nga vendngjarja se në ceremonië e inagurimit kanë qënë të pranishëm deputetët e qarkut të Shkodrës dhe punonjës të administratës lokale. Mediat janë mbajtur mbi 100 metra larg vendit ku ka folur kryeministri. Gardistë dhe punonjës me unformë policie kanë urdhëruar mbajtjen sa me larg të mediave, duke preferuar vetëm stacionet e sipërpërmendura. (e.n/news24/BalkanWeb)