Temperaturat e larta, dje 220 fëmijë në Pediatri
Temperaturat e larta mbi 30 gradë celcius kanë rikthyer sërish fluksin përpara urgjencave të spitalit të Pediatrisë. Mos i ekspozoni femijet në temperatura të larta. Sa më shumë lëngje e ushqim të kontrolluar.
TIRANE- Rritet numri i të vegjëlve që shkojnë në spital për të marrë ndihmën e parë për shkak të vapës. Temperaturat e larta mbi 30 gradë celcius kanë rikthyer sërish fluksin përpara urgjencave të spitalit të Pediatrisë. Sipas mjekëve, numri i vizitave në spital shkon në këto ditë të nxehta maji në 220 në ditë.
Mosha më e prekur e fëmijëve është 4 vjeç, ndërkohë që simptomat janë nga më të ndryshmet. "Shenjat më të shpeshta kur fëmijët çrregullohen gjatë kësaj stine, janë bark, të vjella ose temperaturë e lartë. Kjo mund të ndodhë edhe nga temperaturat e ambientit, kur një fëmijë qëndron shumë i ekspozuar në diell ose shkaqe të tjera, infeksione virale ose natyra të tjera. Mosha më e prekur është nga 0 deri në 4 vjeç", - tha Albert Lama, mjek pediatër. Në këtë situatë e cila përsëritet çdo vit sa herë që temperaturat janë të larta, mjekët japin dhe këshillat e nevojshme për t'u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve.
Nënat duhet të kujdesen që të mos i ekspozojnë femijet në temperatura të larta, t'u japin sa më shumë lëngje dhe ushqim të kontrolluar brenda kushteve higjieno-sanitare.
(s.g/GSh/BalkanWeb)