E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Shkoder ndrra e deshmoreve eshte bere realitet

SHKODER- Perkujtimi i 20 vjetorit te demonstrates antikomuniste te 2 prillit te vitit 1991 ku ne Shkoder u vrane Arben Broci Besnik Ceka Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu ka sjelle ne kete qytet kryeministrin Sali Berisha shoqeruar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ne fjalen e tyre Topalli e Berisha u bene homazh kater deshmoreve te 2 prillit duke vleresuar sic thane ata sakrificen e tyre per te shnderruar Shqiperine ne nje vend demokratik e cila sot eshte anetare e NATO-s ku qytetaret e saj levizin te lire pa viza ne Europe dhe ku respektohet vota e lire e shqiptareve.

Martiret e Shkodres rane per vlerat dhe aspiratat me fisnike te qytetareve shqiptare por endrra e tyre eshte bere sot realitet. Ata u ndane nga jeta 20 vjet me pare ne nje beteje barbare te regjimit stalinist te bllokmeneve te cilet zgjodhen gjakun e Shkodres per te festuar zgjedhjet e dhunuara nga klika Alia-Ruci- tha kryeministri

Ne mitingun e organizuar ne perkujtim te kesaj dite Berisha ka folur dhe per zgjedhjet e 8 majit. Ju garantoj se cdo gje ne kete fushate ne kete qeveri do te jete vetem per ju. Ne se bashku do te hartojme projektet per Shkodren dhe mbare Shqiperine sikunder ne e kemi provuar se ne mbajme premtimet tona.Vitet qe vijne do te jene vitet e ndryshimeve me te medha pozitive te ketij qyteti eshte shprehur Berisha.

Pas mitingut jane bere vizita ne shtepite e kater deshmoireve te 2 prillit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›