E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Mashtrimi i shqiptarëve me futjen e eurove fallco

Partia Socialiste ka akuzuar sërish qeverinë Berisha se po trafikon kartmonedha të falsifikuara për të blerë votat e shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së Namik Dokle është shprehur se heshtja e institucioneve ndaj këtij fenomeni fakton akuzat e opozitës.

“Sinjalizimet për këtë trafik kriminal janë të shumta, sidomos nga zonat rurale dhe zonat periferike të qyteteve të vendit, si Tirana apo Durrësi. Janë po ashtu të shumta sinjalizimet për arsyen përse po futen në Shqipëri këto para në prag të zgjedhjeve lokale të 8 majit: për të blerë votat e shqiptarëve”, u shpreh Dokle gjatë fjalës së tij.
 

Ndër të tjera ia tha se qeveria fallco, pasi ka përzgjedhur brenda saj kandidatë fallco tani po përdor edhe para fallco.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›